Poema e Anne Frank shitet 140 000 euro

Një poemë e shkruar nga Anne Frank, pak para se adoleshentja hebreje të fshihej me familjen e saj në Amsterdam, u shit në ankand për 140 000 euro, shumë herë më shumë nga çmimi fillestar prej 30 000 eurosh.

“Pjesa 2390” iu dha një blerësi në internet pas dy minutave të fillimit të ankandit. Atë e ka blerë Zhaklin Van Marsen. Shitja u zhvillua në një atmosferë të trazuar në shtëpinë e ankandeve “Bubb Kuyper”, e specializuar për librat dhe letrat, në Haarlem, në perëndim të Holandës. Ndërkohë që të tjerë jepnin ofertat e tyre nëpërmjet telefonit dhe internetit, 20 të interesuar dhe koleksionues ishin mbledhur në pjesën e shitjes me mure të mbuluara nga vepra, harta gjeografike dhe ilustrime.

Anne kishte shkruar vargjet e kësaj poeme në vitin e largët 1942, kohë kur ka nisur represioni i nazistëve ndaj hebrenjve. Kjo është një poemë e shkruar me varg të lirë, tetë rrokësh. Shtëpia e Ankandeve në Holandë e kishte vlerësuar poemën e vajzës së vogël në shumën 30 mijë deri 50 euro.

Anne mbahet mend si një nga kronikë­shkrueset më të mira të përndjekjes të nazistëve ndaj hebrenjve. Ajo ka shkruar një ditar, ku mban shënin vuajtjet e familjes së saj, pasi ndiqen nga trupat ushtarake gjermane të kohës, shkruan BBC.

ditari-i-anne-frank

Ane Frank konsiderohet si me një talent të veçantë, pasi ka mundur të mbledhë informacione e përjetime për atë çfarë po ndodhte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ditaret e vajzës Anne janë ndër dorëshkrimet më të njohur nga periudha e Holokaustit. Babai i vajzës i ka publikuar dorëshkrimet, pasi Anne është vrarë nga ana e oficerëve nazistë në moshën 15­-vjeçare.

femra-moderne.com