Pozitive apo negative: c’lloj krenarie ju identifikon

Sot shquajmë dy lloje krenarie: të mirë dhe të keqe. Sipas psikologut, gjithçka ka të bëjë me faktin nëse krenaria jone na lejon apo jo të ecim përpara.

Krenaria e mirë është dashuria për vetveten, që na bën kërkues kundrejt vetvetes. Është e nevojshme. Na mundëson t’i japim rëndësi asaj që ndërmarrim dhe dëshirës për ta realizuar këtë. Por krenaria nuk përjashton poshtërimin, d.m.th. aftësinë për të marrë në konsideratë të tjerët, për të mësuar diçka. Ndërsa krenaria e keqe ka si karakteristikë të na izolojë nga të tjerët. Na bën të ngurtë atje ku krenaria e mirë na bën të përpiktë.

Monika, 30 vjeçe, atashe gazete

“Dua të jap përshtypjen se jam e fortë…

“Kur isha e vogël, mjedisi im rrethues u mallëngjye shumë për mua pas divorcit të prindërve të mi. Më vinte turp të isha “Monika e vogël e gjorë!”. Pastaj, unë nuk ligështohem asnjëherë. Sigurisht, ankohem pa pushim, por për vogëlsira”.
Mendimi i psikologes: Monika po lufton dhe duket se është në rrugën e drejtë për të kapërcyer këtë imazh të “Monikës së gjorë”, së cilës të tjerët kanë dashur që t’i identifikohet. Krenaria ndërtohet gjithmonë në fëmijëri. Që të jetë “e mirë”, duhet të kesh patur prindër që kanë dhënë prova të njëfarë kërkese kundrejt vetvetes, por që kanë vërtetuar gjithashtu me sjellje që dështimet e tyre (ose tonat) nuk janë përjetuar si një dramë absolute.

…Kam prirje të mos i besoj shefes sime në imtësi”

“Sipas shefes sime, unë e lë krenarinë në derën që ndan dy zyrat tona. Sepse e lë sistematikisht gjysmë të hapur, ndërkohë që ajo dëshiron që ta mbyll. Por sa për fillim, krenaria ime nuk hyn fare këtu. Kam fobi nga dyert e mbyllura: ndjehem e përjashtuar. Dhe është e vërtetë që nuk dëshiroj të dorëzohem…”.
Mendimi i psikologes: Monika e zhvendos në vendin e punës përshtypjen që kishte në fëmijëri, që gjërat e rëndësishme kalonin pa të (kur prindërit e saj u ndanë). Ajo revoltohet për të mos qenë “Monika e gjorë”, që lihet pas dere. Por kujdes, të injorosh hierarkitë është një sjellje me rrezik!

Beni, 38 vjeç, funksionar i lartë

“Kam një makinë shumë klas..

“E kam zgjedhur sipas kritereve të origjinalitetit dhe estetikës. Jam i ndrojtur, kështu që mbështetem tek ajo për të shprehur personalitetin tim.”
Mendimi i psikologes: Ndërkohë që, nga mungesa e besimit në vetvete, nuk durojmë që të shikohemi për atë që jemi, vëmë para zgjatime të vetvetes, të caktuara për të na përfaqësuar. Vëmë krenarinë tonë në objekte që flasin për ne. Rreziku është se njerëzit i drejtohen më shumë asaj që keni, sesa asaj që jeni në të vërtetë.

…Kërkoj gjithmonë të shquhem nga të tjerët”

“Të shtunën, për asgjë në botë nuk do të shkoja të psonisja në dyqanet ku bëhet rrëmujë e madhe. Refuzoj të mbaj rroba moderne dhe nuk kam celular. Krenaria ime: të shquhem nga turma.”
Mendimi i psikologes: Krenaria e Benit mbështetet në një reagim të kuptueshëm. Por dëshira e tij për t’u shquar nga “populli” tregon frikë për të humbur identitetin e tij. Ka një ide tepër të zmbrapsur për “numrin më të madh”. Mos i shërben kjo më tepër për të justifikuar mënjanimet e tij prej të tjerëve?

Monda, 58 vjeç, shtëpiake

“Nuk ankohem kurrë…

“Nuk ankohem kurrë. Më duket e pahijshme që të “përhapem”. Im shoq më qorton se jam e ashpër. Në të vërtetë, nuk kam dëshirë të pranoj që ai është i alkolizuar. Kjo do të më fëlliqte edhe mua. Përsa kohë që nuk flas për këtë, ky problem nuk ekziston me të vërtetë.”
Mendimi i psikologes: Duke u shqetësuar para kohe se çfarë mendojnë të tjerët për të dhe jo për realitetin, Monda nuk ndihmon as të shoqin dhe as vetveten. Ajo identifikohet kështu me një personazh të ngurtë dhe të shkëputur nga të tjerët. Duke afirmuar idealin e saj të përsosmërisë, ndërkohë që i shoqi po humbet prestigjin, ajo bëhet bashkëpunëtore, padashje, e alkolizmit të tij: përballë saj, ai mund të ndjehet më fëlliqur se asnjëherë. Ajo është gjithashtu bashkëpunëtore edhe në heshtje, sepse fsheh problemin si edhe vetë bashkëshorti i saj.

… Jam shumë krenare për arritjet e tim biri”

“Unë, që jam gjithmonë tepër komplekse ngaqë s’kam arritur të mbaroj studimet, mbushem me krenari që ai po bën studime kaq të shkëlqyera.”
Mendimi i psikologes: Të gjithë prindërit ndjehen krenarë për sukseset e fëmijëve të tyre, aq më tepër që nëpërmjet aritjes së tij ajo kompenson disfatën e saj personale. Nga ana tjetër, Monda e ka ndihmuar të birin në të njëjtën masë që ka patur ambicje për të.

Juliana, 35 vjeçe, gazetare

“Bëj sikur jam indiferente ndaj gjithçkaje…

“Shpesh bëj sikur nuk prekem nga gjëra të mëdha. Kërkimi për para, për të gjetur të dashurin ideal, punën fantastike? Unë jam më lart se këto! Megjithatë, gjithçka më përket po aq sa edhe të tjerëve, dhe nuk jam e kënaqur nga asgjë.”
Mendimi i psikologes: Juliana do të ndjehej e zhvlerësuar nëse do të pranonte mungesat dhe dëshirat e saj. Duke u sjellë sikur ka gjithçka, ajo nuk lë vend për njeri tjetër dhe për gjërat që mund t’i japë ai. Për të patur një lidhje me dikë tjetër, duhet të dish të tregosh dëshirën tënde, ndjeshmërinë. Në fakt, të pranosh ambicjen dhe dëshirën për para, do të thotë të njohësh në mënyrë të vetëkuptueshme nevojën që kemi për të tjerët dhe njohjen e tyre.

… Vë një grusht nderi për të fituar jetesën”

“Do të më vinte turp sikur të mos fitoja jetesën, e kam si çështje nderi, padyshim për të luftuar kundër tundimit tim për të mos bërë asgjë. Të jem e varur nga partneri im, do të thoshte të lidhesha me të, të bija në një dërrasë të kalbur, si femrat e familjes sime që s’janë divorcuar nga frika se mos mbeten pa një dyshkë dhe këtë gjë e kanë paguar shtrenjtë.”
Mendimi i psikologes: Këtu, akoma shihet që Juliana nuk dëshiron aspak t’i pranojë mungesat e saj, ajo nuk e ka kuptuar që një mashkull lidhet me një femër, duke i dhënë diçka. Ajo është në një situatë “o gjithçka, o asgjë”: e varur, nuk është asgjë, e pavarur, ajo nuk pranon asgjë. Megjithatë, asgjë nuk e pengon të punojë, duke pranuar edhe paratë e një mashkulli.

Një mënyrë për të maskuar zhgënjimet tona

Një koleg kritikon punën tuaj? Nëse kjo nuk ju pëlqen, por vazhdoni të pyesni pse ndodh kjo, atëherë gjithçka shkon mirë. Në të kundërt, nëse ngurtësoheni në një sjellje mbrojtëse, ai do t’ju kritikojë që keni një krenari të keqvendosur… dhe me të drejtë. Ai kupton që ekziston vetëm për të vërtetuar imazhin që keni për vetveten, një imazh që ju përpiqeni ta ruani sa më shumë pa baza që të jetë ai me realitetin. Nëse fshihemi nga lista në vendin ku jemi treguar të dobët, kjo është e mirë për të maskuar mungesën dhe pakënaqësinë tonë.

© femra-moderne.com