Prekëse, vallëzimi i ish-miss Kolumbisë dy javë pasi amputoi këmbën

Daniella Alvarez asnjëherë nuk kishte dyshim se do t’i kthehej vallëzimit pasi mori vendimin që të amputonte një pjesë të këmbës së saj të majtë, shkruan DailyMail.

Të dielën, ish-Miss Kolumbia 32-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram një video duke vallëzuar me vëllanë e saj, Ricky Álvarez.

“Duke shtuar një ritëm të shpejtë në jetë me partnerin tim të preferuar @rickyalvarez. Vështirësitë nuk kanë rëndësi! Ne duhet të jemi elastik në jetë!!”, ka shkruar ajo.

E lindur në Barranquilla, Alvarez që përfaqësoi kombin e Amerikës së Jugut në konkursin Miss Universe 2012, mori vendim në mesin e qershorit për t’iu nënshtruar operacionit pasi mjekët hoqën një masë në barkun e saj.

Operacioni shkaktoi komplikime pasi masa ishte mbështjellë rreth arteries së saj kryesore të aortës. Pasi zhvilloi bisedime me mjekë dhe ekspertë, ajo ​​vendosi që pjesa e poshtme e këmbës së saj të majtë të hiqet.