Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar që studion në atë vend, bejne te ditur media te ndryshme.
Dario Toska sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”. I riu ka treguar rezultate të shkëlqyera në mësime, çka ka sjellë si pasojë nderimin e tij nga vetë Presidenti.
Medalja që i është akorduar Darios jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.
Në pesë vitet e para të shkollimit që Dario sapo ka nisur, ai ka spikatur për rezultatet e larta.