Prind perfekt me çdo kusht

Prind perfekt me çdo kusht


Të qenit prind, është para së gjithash, të jetuarit bashkë sa më mirë që të jetë e mundur, ditë pas dite.

Pse prindërit e sotëm janë kaq shumë të interesuar për të mësuar metodat për të qenë “prind perfekt”?

  • Kur kërkojmë metoda, e bëjmë për të përballur një problem, një vështirësi. Në këtë rast gjendemi përballë një problemi themelor, disponibiliteti material. Kur vjen një fëmijë në çift, pyesim veten: “Si do t’ia bëjmë? Si do ta organizojmë këtë jetë të re mes punës, impenjimeve të shumta? A do t’ia dalim dot apo do ta përplasim tek prindërit?” Rritja e një fëmije i ndryshon kaq shumë zakonet e jetës së përditshme sa që mund të ndjehemi të stresuar nga kjo situatë. Atëherë duhet të gjejmë receta për t’ia dalë mbanë për shkak të mungesës së kohës. Në vrapin e çmendur që jetojmë, kemi vështirësi të gjejmë kohë për të ndenjur me të tjerët, miqtë, prindërit. Problemi shtohet në të njëjtin kundërvështrim edhe për fëmijët tanë.
  • Pra, problemi i marrjes së këshillave psikologjike dhe edukative nuk është çështje mode, por problem i evolimit të shoqërisë. Të qenit prind është shumë e lidhur me shoqërinë ku ne jetojmë. P.sh., kontracepsioni ka liruar shumë mëmësinë, pra nuk jemi më prind ‘aksidentalë’ apo ‘të detyruar’. Problemi më i madh është se përballemi me dy modele të kundërta: modelin e vjetër me të cilin jemi rritur, që na shtyn të jemi çift e të kemi fëmijë; modelin aktual, më individualist, që kërkon para së gjithash të jemi vetvetja, “të realizohemi”. Duhet pranuar se shoqëria po bëhet gjithnjë e më tepër individualiste, dhe rritja e fëmijës njëkohësisht me kërkesat e shumta që kemi për vetveten, bëhet tepër e vështirë.

A duhet të rimësojmë të jemi prindër?

Më shumë sot se dje ne kemi nevojë të çmësojmë të jemi prindër, domethënë nuk duhet bëhemi pre e “trukeve” që tentojnë të krijojnë modele edukimi. Mentalitetet kanë evoluar nga një epokë në të cilën parimet edukative ishin shumë strikte. Gjithashtu, ne duhet të mësojmë të jemi prindër, para së gjithash duke qenë vetvetja, duke u rikthyer tek fëmijëria jonë, tek gjërat e thjeshta e të bukura të saj, të cilat i kemi ruajtur në kujtesë për fëmijët tanë. Kjo është një rrugëzgjidhje teorike që na bën të jemi prindër më të mirë. Prindërit nuk mund të jenë nxënës, që mësojnë për të edukuar fëmijët e tyre.

Metoda dhe këshilla për mirërritjen e fëmijëve

Është e nevojshme të bëhet dallimi mes metodave dhe këshillave. Të parat janë rregullat që duhen aplikuar dhe që frenojnë spontanitetin. Ndërsa këshillat, përkundrazi, mund të krijojnë një lehtësim: p.sh., një nënë e re mund të dijë me siguri me çfarë korrespondojnë qarjet e bebes së saj (ka ftohtë, vështirësi tretje…) dhe është e nevojshme të informohet për këto vështirësi të vogla, në mënyrë që ta rrisë sa më mirë foshnjen e saj. Por ajo duhet që të kërkojë patjetër edhe ndihmën e mjekut dhe jo të mjaftohet vetëm me ato që i servir media. Prindërit, para së gjithash, duhet të përqëndrohen në kuptimin e fëmijëve të tyre, mbi nevojat, vështirësitë, pyetjet e tyre. Në pjesën më të madhe prindërit kanë vetëm nevojë të ndihmohen për pyetjet që u lindin dhe jo të jenë të diktuar për një drejtim të mirë. Mjafton të dëgjohen, mirëkuptohen nga dikush, që ata vetë më pas ta gjejnë zgjedhjen.

Tendenca për t’i vënë fëmijët në qendër të gjithçkaje

Vërtetë që një fëmijë ka shumë kërkesa. Por nëse vërejmë me vëmëndje, dëshira për të pasur një fëmijë është më shumë ëndrra për të pasur një objekt dashurie, pak a shumë si një mackë e vogël që përfaqëson gjithçka për një person të rritur që nuk ka shumë marrëdhënie. Dëshira për të pasur një fëmijë tregon nevojën tonë afektive, ai bëhet një shtresë afektiviteti, në fakt një fëmijë bëhet burim për shumë gjëra (dashuri, krenari…). Prandaj duhet të bëjmë kujdes që të mos të idealizojmë, të projektojmë mbi të gjitha ëndrrat dhe fantazitë tona dhe t’i kushtojmë kujdesin që do të donin të na kushtohej vetë ne, në këtë kohë të vetmisë moderne. Fëmija është qenia më e afërt edhe kur bëhet 50 vjeç dhe ai varet nga ne, nuk duhet të jemi ne që të varemi prej tij.

femra-moderne.com