Për të qenë gjithmonë të bukura dhe të kuruara, edhe në det, këto janë produktet e bukurisë që duhet të merrni me vete në plazh
Çfarë duhet të përmbajë çanta juaj e bukurisë në plazh?
1. Kremin kundër diellit
Mos u ekspozoni asnjëherë drejtpërdrejt në diell. E kuptojmë dëshirën tuaj për t’u nxirë shpejt, por kjo papërgjegjshmëri është e dëmshme për lëkurën tuaj. Prandaj duhet të aplikoni mbi lëkurë një krem kundër rrezeve të dëmshme UV.
SPF-ja duhet të jetë e përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës.
2. Zbutësin mbrojtës për buzët
Edhe buzët kanë nevojë të mbrohen nga dielli: kur dilni në plazh lyejini ato gjithmonë me një zbutës mbrojtës që përmban SPF. Kjo i mban buzët të hidratuara dhe që nuk i ndiejnë temperaturat e larta. Zgjidhni ndonjë me pak ngjyrë, në mënyrë që t’i jepni një ton të këndshëm bukurisë tuaj në plazh.
3. Kremin pas plazhit
Kremrat pas plazhit janë aleatët më të mirë të lëkurës dhe të nxirjes së përsosur. Ata e mbajnë lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Në fakt, ky është hapi i parë për të mbajtur një lëkurë të nxirë për një kohë të gjatë. A i dashuroni produktet eko-bio? Atëherë përdorini në vend të kremit pas plazhit. Një produkt i tillë është për shembull aloe vera.
4. Spraj mbrojtës për flokët
Flokët e ndiejnë shumë “stresin” e shkaktuar nga dielli, era dhe grimcat e kripës. Përveçse duhet të vendosni një kapele në orët më të nxehta të ditës, ju duhet të mbani me vete një produkt mbrojtës për flokët tuaj. Zgjidhni një në formën e sprajit. Kjo kategori është më e mira për kujdesin ndaj flokëve në verë, duke i trajtuar ata në mënyrë sa më të mirë dhe efikase, pra më shumë se sa mbrojtëse.
5. Uji termal
Uji termal është një produkt jashtëzakonisht i gjithanshëm, i përshtatshëm për të zbutur skuqjet apo djegiet e lëkurës nga dielli dhe i përshtatshëm për të freskuar fytyrën pas një dielli të shumtë. Merreni me vete dhe në çantën tuaj të plazhit dhe përdoreni për të hidratuar fytyrën shumë thjeshtë.
6. Letrat e lagura
Përzgjidhini me një aromë të freskët dhe pa alkool, ideale për të hequr kripën nga lëkura dhe për t’u ndier të pastra.
7. Furçën për flokët e ngatërruar
Përdorimi i furçës për flokët e ngatërruar është një zakon i mirë, pas çdo banje në det. Përdoreni atë lehtësisht kur të laheni me ujë normal. Në këtë mënyrë do të mund të hiqni kripën e mbetur nëpër flokë dhe lëkurën e kokës, e cila përgjithësisht shkakton ngatërrim në majat e flokëve. Në këtë mënyrë, flokët tuaj do të duken gjithmonë në formë të rregullt.