Pas nje dite ne plazh ose pishine me rimel, laps, buzekuq dhe krem rezistente ndaj ujit (waterproof/water-resistant), me të mbërritur në shtëpi duhet te pastroni lëkurën
Pastrues per fytyren
Problemi i produkteve waterproof? Është e vështirë të pastrohen. Por ekzistojnë disa marifete (natyrale) që ju ndihmojnë.Merrni një thelë shalqi dhe grijeni në mikser së bashku me lëkurën dhe farat. Shtoni ndonjë gjethe mente dhe një kuti kos. Përdoreni këtë masë si pastrues për fytyrën: është e përsosur për të larguar papastërtitë dhe makijazhin rezistent ndaj ujit.
Pastrues per trupin
Kur ktheheni nga plazhi ju duket sikur ju ngjit trupi për shkak të kremrave waterproof? Për ta çliruar lëkurën nga mbetjet më rezistente, përzieni një filxhan miell të verdhë (miell misri) me mjaltë, derisa të krijoni një masë të dendur. Shtojini lëng limoni (me efekt të pakrahasueshëm çnjollosës) dhe dy lugë kos (i njohur për vetitë e tij hidratuese). Masazhojeni për disa çaste epidermën me masën e përgatitur dhe shpëlajeni nën ujin e vakët të dushit. Lëkura do të jetë e lëmuar, e pastër dhe e butë.
Lexoni me shume: Produktet waterproof / water resistent: gjithcka qe duhet te dini