Produktet waterproof / water resistent: gjithcka qe duhet te dini

Diçiturat waterproof ose water resistent shfaqen në shumë produkte kundër diellit dhe në disa përbërës për makijazh. Por çfarë nënkuptojnë? Kur është e leverdisshme të përdoret një kozmetik “i pashuajtshëm”? Dhe, për më tepër, a funksionon mbi të gjitha llojet e lëkurave? Zbulojeni së bashku me ne.

  • Gati për të shkuar në plazh, ju mbetet veçse të vendosni në çantë produktet mbrojtëse që “do t’ju shpëtojnë lëkurën” nga sulmet e rrezeve të diellit. Zgjedhja përsa i përket kozmetikëve është shumë e gjerë dhe midis tyre ekzistojnë edhe ata waterproof ose water resistent.
  • Ky përkufizim i dyfishtë vjen nga SHBA, ku i pari tregon se mbrojtja e ofruar nga kremrat dhe qumështi nuk pakësohet më shumë se 50 për qind, edhe pas një zhytjeje në ujë (det ose pishinë) prej 40 minutash. Ndërsa ata që optojnë për një produkt water resistant kundër diellit mund të ndihen të sigurtë vetëm nëse banjoja nuk zgjat më shumë se 20 minuta.

Rezistente ndaj ujit dhe djersës

  • Në të vërtetë, tashmë diçitura waterproof është hequr ne shume vende, në mënyrë që njerëzit mos harrojnë të riaplikojnë produktin pas banjove. Por, megjithëse është e vërtetë se këta kozmetikë ofrojnë pa dyshim një kohëzgjatje më të madhe, me kalimin e kohës priren të rrëshkasin nga epiderma, duke e lënë lëkurën “zbuluar”.
  • Kjo do të thotë se nuk ekzistoka me të vërtetë një krem resistent ndaj ujit? Nuk ekzistojnë kozmetikë “të pashuajtshëm”. Karakteristika e kozmetikëve waterproof është se me to nuk duhet të kesh frikë ujin, djersën dhe lagështirën, falë disa formulave të pasuruara me me substanca filmuese që, me t’u përthithur nga lëkura, krijojnë mbi sipërfaqe një lloj shtrese të padukshme që nuk i lejon përbërësit e tjerë, përfshirë filtrat diellorë, të largohen nja lëkura. Por dushet dhe zhytjet e gjata arrijnë në fund që ta heqin këtë shtresë film. E njëjta gjë vlen edhe për djersën, që priret të eleminojë pak nga pak gjithçka që depozitohet mbi epidermë. Edhe makijazhin.

Qetësohuni, nuk bëjnë “keq”

Gaboheni nëse mendoni se produktet waterproof mund të jenë bllokuese dhe të shkaktojnë acarime. Vetëm në rast temperaturash dhe përqindjesh lagështire shumë të larta nuk këshillohen për lëkurat veçanërisht të yndyrshme. Edhe pse janë transpiruese, për shkak të pranisë së tepruar të dhjamit, produktet rezistuese ndaj ujit mund të shkaktojnë mbi lëkurë një lloj efekti-tapë, duke krijuar puçrra të vogla.

Kur dhe ku duhen aplikuar

Janë ideale për personat që gjatë ditës nuk kanë shumë mundësi për ta përsëritur aplikimin e produktit mbrojtës. Janë shumë të përshtatshme edhe për të mbrojtur ato zona të trupit që janë në rrezik për t’u djegur më lehtë, sepse janë më të ekspozuara (shpatullat dhe hunda) ose për shkak të hollësisë së lëkurës (zona rreth e rrotull syve ose zgavra pas gjurit).

A Guide to the Best Waterproof Beauty Products | StyleCaster
Vetëm në rastin e një lëkure veçanërisht të ndjeshme ose të yndyrshme një produkt waterproof kundër diellit mund të rezultojë bllokues. Si ta kuptoni. Mjafton të kontrolloni djersitjen: nëse nuk shfaqet as në momentet më të nxehta të ditës, kjo do të thotë se është më mirë të ndryshoni krem. “Filmi” i krijuar nga substancat e kremit vepron si një dorezë gome dhe bllokon transpirimin. Me kalimin e kohës mund të shkaktojë flluska.

Jo vetëm produkte kundër diellit

  • Aleatet tona nën rrezet e diellit, formulat waterproof nuk janë eskluzivitet i produkteve kundër diellit. Nga rimeli te peneli, nga pudra te krempudra, disa përbërës të makijazhit kanë po të njëjtat karakteristika.
  • Zakonisht, këta kozmetikë, sidomos në rastin e krempudrës, krijohen për të pakësuar probleme specifike (dhe ndonjëherë të rënda) të lëkurës. Pra kanë formula të sofistikuara me efekt mbulues shumë të theksuar, por të afta për të mos kompromentuar transpirimin e epidermës.
  • Në shumicën e rasteve janë në variantin oil-free, pra janë të përshtatshme edhe për lëkurat e yndyrshme.
  • Është gjithashtu e vërtetë që, gjatë stinës së dimrit, përdoren edhe nga femra që dëshirojnë një makijazh që të zgjasë nga mëngjesi në darkë dhe jo vetëm për të fshehur një plagë të freskët, shenjat e akneve ose një puçër të dalë papritmas.
Wash-Off Waterproof Mascara by AVON
Objektivi i shtëpive kozmetike ishte të formulonin produkte që do t’i rezistonin ujit, por pa qenë bllokues. Qëllimi u arrit me sukses: produktet e sotme waterproof nuk kanë kundërudhëzime.

Dakort për përdorimin, por jo për teprimin

  • Në fakt, meqë nuk ka efekte anësore dhe garanton një kohëzgjatje super, të vjen mbarë të përdorësh për 365 ditë një makijzh rezistent ndaj ujit. Në të vërtetë, jo gjithmonë ju leverdis. Formulat waterproof janë paksa të vështira për t’u krijuar. Megjithëse kohët e fundit janë përsosur, ndodh që për të përftuar këtë karakteristike duhen sakrifikuar të tjera.
  • Për shembull, një rimel, të cilit i janë kërkuar të ketë shumë cilësi (që mos ngjisë, që të harkojë qerpikët, t’i zgjasë dhe t’i bëjë të duken më shumë, që të jetë i lehtë për t’u aplikuar, që mos acarojë sytë, që të mos krijojë kokrriza dhe që të durojë më gjatë, por të hiqet me lehtësi kur të vendosni të pastroni makijazhin), në variantin rezistent ndaj ujit mund të “mëkatojë” në ndonjë nga “detyrat” e tij.
  • E njëjta gjë vlen edhe për buzëkuqin. Rrallë ata që “nuk lënë shenjë” garantojnë po të njëjtin shkëlqim me atë të buzëkuqëve tradicionalë.
  • Dhe, nëse një laps sysh ose buzësh waterproof garanton sy dhe buzë të mahnitshme, mund të kenë një brumë jo shumë të butë dhe ndoshta jo edhe aq të rrëshkitshëm mbi lëkurë. Në shumicën e rasteve, çka e bën një makijzh të përsosur është sasia e përbërësve të aplikuar dhe aftësia për t’u shtrirë e produkteve.
  • Rezistuese apo jo edhe aq shumë ndaj ujit, nëse përdoret me kujdes dhe sidomos pa e tepruar me sasinë, edhe krempudra më mbuluese mund të dhurojë një efekt “çehre e përsosur” dhe një pamje të këndshme. Ajo mund të theksohet më tepër me pudër rezistente ndaj ujit.

Si t’i pastrojmë?

Pas nje dite ne plazh ose pishine me rimel, laps, buzekuq dhe krem rezistente ndaj ujit (waterproof/water-resistant), me të mbërritur në shtëpi duhet te pastroni lëkurën. Klikoni ketu per te mesuar se si.