Produkti pas diellit: qumësht, xhel apo krem?

Detyrat e një produkti pas diellit jane qe te freskoje, ushqejen dhe hidratoje. Produkti pas diellit është shumë i domosdoshëm pas një ditë të tërë në plazh ose në pishinë. Edhe nëse nuk është e skuqur, në fund të një dite në diell, lëkura ka nevojë për qetësim dhe këtë mund ta gjejë me një produkt pas dielli të aplikuar me shumicë: ideale është dy herë në ditë, menjëherë pas dushit dhe para se të bini për të fjetur. Për ta zgjedhur, mund të orientoheni drejt një produkti qumësht ose i përzier, d.m.th një krem i përbërë nga një pjesë ujë, që hidraton, dhe një pjesë vaj, që ushqen. Ndërsa xhelrat janë të mirë për të freskuar, por nuk hidratojnë dhe as nuk ushqejnë ashtu si kremi.

Sa kohe rezistojne produktet pas diellit

  • Sipas një normative evropiane, produktet pas dielli (si shumë kozmetikë të tjerë) janë prodhuar për të zgjatur më shumë se tridhjetë muaj. Vetëm nëse në konfeksion është specifikuar ndonjë gjë tjetër.
  • I vetmi paralajmërim: para se të fusni në valixhe një krem pas dielli të vitit të kaluar, është mirë që të kontrolloni që të mos ketë një erë të pakëndshme dhe që ngjyra dhe qëndrueshmëria të mos jenë alteruar. Përndryshe, më mirë të blini një të ri.
  • Kurse, përsa i përket kremrave diellorë, është e rëndësishme të kini parasysh se duhen rinovuar çdo vit. Nuk është një shpenzim i kotë: mbetjet e verës së kaluar e kanë humbur efikasitetin e tyre. Kjo ndodh, sepse, në kontakt me ajrin dhe dritën, filtrat diellorë pësojnë transformime që i bëjnë më pak të sigurtë.

femra-moderne.com