Shumë fëmijë urinojnë në shtrat deri sa mbushin pesë vjet, ose edhe më pas. Në shumicën e rasteve shkaku i këtij problemi është fizik dhe jo faji i fëmijës.
Fshikeza e fëmijës mund të jetë shumë e vogël, ose sasia e urinës së prodhuar gjatë natës mund të jetë shumë e madhe që fshikeza ta mbajë atë. Si rezultat, fshika mbushet para se nata të mbarojë.
Disa fëmijë flenë shumë rëndë ose kanë nevojë për më shumë kohë për të mësuar kontrollin e fshikëzes. Fëmijët nuk urinojnë në shtrat me dashje. Urinimi në shtrat është problem mjekësor, jo problem sjellje ose shprehie. Qortimi ose ndëshkimi nuk do të ndihmojnë që fëmija juaj të mos urinojë më.
Urinimi në shtrat mund të trashëgohet nëpër familje.
Nëse të dy prindërit kanë urinuar në shtrat si fëmijë, fëmijët e tyre me gjasë do ta kenë të njëjtin problem. Nëse vetëm njëri prind ka pasur histori urinimi në shtrat, fëmija ka 50 për qind shanse të ketë problem. Por fëmijët mund të urinojnë në shtrat edhe nëse asnjëri prej prindërve nuk e ka pasur këtë problem.
Urinimi në shtrat mund shkaktohet edhe nga ndonjë infeksion ose sëmundje nervore.
Fëmijët me sëmundje nervore shpesh po ashtu kanë edhe urinime në mbathje gjatë ditës.
Fëmija i cili nuk është lagur për disa muaj ose vite mund të sërish të ketë rikthim të urinimit në shtrat. Arsyeja mund të jetë stresi emocional, si humbja e ndonjë personi të dashur, problemet në shkollë, motra ose vëllai i ri, ose edhe stërvitjet e hershme.