Pse duhet te perdorni vaj peshku ne vjeshte dhe dimer

Vaji i peshkut, i cili ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë, fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta.

Rekomandohet për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3. Këto acide peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim.  

  • Acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vaj, ndihmojnë në përmirësim të nivelit të kolesterolit dhe prarandalim të sulmit në zemër, zvogëlim të rrezikut nga kanceri i gjirit, suplement për nënat shtatzëna i cili ndihmon në zhvillimin e trurit të embrionit.
  • Ky vaj është i shëndetshëm për njeriun dhe këshillohet të përdoret gjatë gjithë vitit. Por është shumë me rëndësi për periudhën vjeshtë – dimër. 

Omega 3 – çdo ditë

Përdorimi i rregullt i vajit të peshkut inkurajohet si pjesë e një jetese të shëndoshë. Kjo duke marrë parasysh rolin e këtij suplementi në sigurimin e marrjes së duhur të acidit yndyror omega 3, përfitimet për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe aftësinë për të promovuar shëndetin optimal riprodhues dhe të përgjithshëm.

Ushqimet me te pasura me Omega 3

Ju do të përfitoni më shumë nëse e merrni atë çdo ditë, në mënyrë të rregullt. Siç do ta shihni nga përfitimet e shumta potenciale, investimi është në shëndetin tuaj afatgjatë — një veprim i thjeshtë ditor mund të sjellë përfitime të shumëfishta.

Cfarë përfitojmë nëse marrim rregullisht Omega 3 gjatë gjithë vitit?

✓ Reduktim stresi
✓ Shëndet i mirë mendor
✓ Humor dhe gjendje më e mirë shpirtërore
✓ Shëndet i mirë riprodhues
✓ Shtatzëni e mbarë dhe ushqyerja e shëndetshme me qumësht gjiri
✓ Zhvillim i mirë i fëmijëve
✓ Flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm
✓ Shëndet i nyjeve mes kockave
✓ Përmirësim i aftësive njohëse
✓ Kujtesë më e fortë
✓ Të nxënët dhe sjellje më e mirë tek fëmijët
✓ Balancimi i sheqerit në gjak
Shëndet i përmirësuar kardiovaskular

femra-moderne.com

 

Start typing and press Enter to search