Pse duhet te thjeshtoni jeten e femijeve tuaj

Thjeshtoni jeten e femijeve tuaj, qe te mund t’i mbroni ana nga problemet e shendetit mendor.

Prinderit tane kishin vetem nje xhakete per te kaluar gjithe dimrin. Nje. Kaq.

Kujdeseshin per te, sepse vetem ate kishin. Nese grisej, ua qepte nena me kujdes. Nese e humbisnin, vrisnin mendjen ku kishin qene me pare dhe e kerkonin derisa ta gjenin. E ruanin si nje dhurate te shtrenjte. Kishin gjithcka i nevojitej dhe asgje me teper. Por sot jeta ka ndryshuar, gjerat kane ecur perpara. Jetojme ne nje kohe kur prinderit e kane te pamundur te mos i japin femijeve me shume se sa u duhet.

Normalisht prindërit duan t’iu ofrojnë fëmijëve më të mirën. Po ashtu ata mendojnë se sa më shumë t’iu ofrosh aq më mirë është, po a ndodh vërtet kështu? Prindërit sot i angazhojnë fëmijët në aktivitete të panumërta dhe ua mbushin dhomat plot me libra, pajisje dhe lodra. Fëmijët në perëndim kanë mesatarisht 150 lodra dhe marrin 70 lodra dhuratë çdo vit. Me kaq shumë gjëra, fëmijët verbohen dhe velen nga zgjedhjet. Ata luajnë në mënyrë sipërfaqësore në vend që të përfshihen plotësisht dhe të përhumben në imagjinatën e tyre.

Prinderimi i thjeshtezuar

Ne librin “Prinderim i thjeshtezuar” shkruar nga Kim John Payne, tregohet me ane te shembujve konkrete se, tek femijet normale, te paturit e “shume” gjerave con ne crregullim. Nje femije mund te humbase aftesine per t’u perqendruar. Ne studimin i kryer nga Payne, ai thjeshtezon jeten e femijeve me crregullim te vemendjes. Brenda kater muajve, femijet klinikisht jofunksionale u kthyen ne klinikisht funksionale. Gjithashtu, femijet paten nje rritje te aftesive akademike dhe konjitive.

Barra e te paturit teper

4 tepricat që kanë fëmijët sot janë: shumë gjëra, shumë zgjedhje, shumë informacion dhe shumë shpejtësi. Kur fëmijët janë të mbingarkuar, ata humbin kohën e vlefshme të qetësimit, të eksplorimit, të reflektimit dhe të çlirimit të tensionit. Shumëllojshmëria e zgjedhjeve zbeh kënaqësinë, duke iu zhdukur fëmijëve mërzitjen, e cila nxit kreativitetin dhe të nxënurin vetjak. Më e rëndësishmja, teprica e materialeve humb kohën e vlefshme.

Psikologu i zhvillimit, David Elkind raporton se fëmijët në dy dekadat e fundit kanë ulur kohën e lirë me 12 orë në javë. Edhe fëmijët e kopshtit dhe të parashkollorit drejtohen më shumë drejt fushave akademike dhe shumë shkolla kanë reduktuar pushimet për të rritur oraret e mësimit. Po ashtu, koha e kaluar në sporte të organizuara ka treguar se ul kreativitetin në moshën e rinisë, ndërsa koha e kaluar në sporte joformale të pastrukturuara lidhet ngushtë me nivel më të lartë kreativiteti.

Roli i prinderve

Si t’i mbrojme fëmijët nga ky model “normal” shoqerie i koheve te fundit? Thjesht duke thene “jo”. Eshtë e rëndësishme që prindërit të fillojnë të mësojnë të thonë “jo”. Keshtu do t’i lejojme femijet të kennë hapësira për të qenë fëmijë. Jo, s’ka feste ditelindje. Jo, s’ka praktike futbolli kete jave.

Po ashtu duhet që prindërit të rikrijojnë momente qetësimi për fëmijët dhe botët e tyre kaotike. Filtroni ngarkesat e panevojshme dhe thjeshtoni jetën e fëmijëve tuaj.

Mos flisni për ngrohjen globale ndërsa hani darkë me fëmijën tuaj 7-vjeçar. Shikoni lajmet pasi të ketë fjetur fëmija. Rikrijoni dhe respektoni fëmijërinë.

Fëmijët kanë gjithë jetën e tyre të jenë të rriturit dhe të merren me kompleksitetin e jetës, por vetëm për një kohë të shkurtër në të cilën ata mund të jenë fëmijët. Që të bëjnë jetë prej fëmije.

femra-moderne.com