Pse kalojne ne krize femrat e moshes 25-35 vjeç

Shumë femra te reja, te moshes 20 dhe 30 vjecare, edhe pse jane ne kulmin e jetës së tyre, në kete periudhe kalojne krizen e “1 te katertes” se jetes, e cila eshte një kohë paniku dhe vetë-dyshimi

Ballafaqimi me shumë zgjedhje te ndryshme, ata përjetojne simptomat tradicionale të një krizë të jetës së mesme, sugjeron nje studim. Të rejat e rritura ne ditet e sotme shpesh luftojnë me morinë e opsioneve qe kane në dispozicion. Kjo i shtyn ata të ndjehen ne ankth, depresion dhe një ndjenjë e të qënit të bllokuar ose “te mbyllur” në një martesë apo një punë që nuk i ben të ndjehen mirë apo ashtu sic do deshironin.

Rezultate imazhesh për anxiety

Ankth: Shume te rritur te rinj ndihen te burgosur” nga jeta e tyre

Dhe kjo dukuri duket se eshte më e zakonshme se në të kaluarën, sipas Oliver Robinson, studiuesit në Universitetin Greenwich. Dr Robinson, i cili ka intervistuar 50 persona të moshës midis 25 dhe 35 për vështirësitë me te cilat përballen. Ai tha: “Ne ditet e sotme njerezit jane më te shpenguar për të bërë ndryshime në moshën e rritur te hershme, ne krahasim me dikur.”

Rezultate imazhesh për stress

Jetë frenetike: Anketa zbuloi se 25-35 vjeçarët ndihen nën presion nga prindërit e tyre që të arrijnë suksesin

Edhe ne boten e punes ka rrjedhshmeri me te madhe, por edhe ne alternativat per martese. Ky fluiditet ka bërë qe ndryshime të mëdha të jetës te jenë më të pranueshme. “Presioni për të përmbushur kërkesat e prindërve mund të jete nje nga faktoret qe shkakton krizën e moshes se mesme tek të rinjtë e sotëm” – tha Dr Robinson. “25 – 35 vjecaret e diteve te sotme mund të kenë pesë vende pune deri ne te 30-at e tyre. Ata po hyjnë në një botë të re, te ndryshme dhe ndërkohë që kjo bote u jep atyre më shumë zgjedhje, ajo gjithashtu u jep atyre më pak siguri dhe më pak qendrueshmeri”.

Nese e kapni kohen dhe moshen ne te cilen jetoni, pra qe tashme jeni te rritur dhe jo me adoleshente, eshte nje menyre per te kapercyer pengesat duke u perballur me to me maturi.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search