A e dini pse ngjyra e Facebook-ut është blu? Arsyeja ka lidhje te drejtperdrejt me themeluesin
Sapo shohim online ngjyrën e kaltër, direkt na vjen ndërmend rrjeti social “Facebook”. Por a e keni pyetur veten se pse “Facebook” ka pikërisht këtë ngjyrë?
Themeluesi i rrjetit social më popullor në botë, Mark Zuckerberg është daltonik, nuk i dallon mirë ngjyrat. Pas një testimi që iu nënshtrua viteve më parë për dallimin e ngjyrave, rezultoi se bluja ishte ngjyra që e shquante pa probleme.
Jo vetëm kaq, por sipas ekspertëve të marketingut, bluja dhe tonalitetet e saj janë ngjyra miqësore, ndaj jo më kot është përdorur edhe nga Skype e Twitter.