Psikologji pozitive: Cdo ndryshim eshte per mire
“Te gjitha ndryshimet jane per mire. Nuk ekziston nje gje e tille si “ndryshimi per keq”. Ndryshimi eshte procesi i vete Jetes dhe ky proces mund te quhet me emrin “evolucion”. Dhe evolucioni leviz vetem ne nje drejtim: perpara dhe drejt përmirësimit. Prandaj, kur ndryshimi vjen ne jeten tuaj, te jeni te sigurte se gjerat po shkojne per mire. Mbase nuk duket keshtu ne ate moment qe vjen ndryshimi, por nese prisni pak dhe keni besim ne procesin e ndryshimit, do ta shikoni qe kjo eshte e vertete” — Neale Donald Walsch
- Ne vend qe te thoni: “Jam shtatzene! Jo, ky nuk eshte momenti i duhur!” me mire thoni: “Do t’i jap jete nje njeriu”. Edhe pse ndoshta ne nje moment te caktuar nuk ndiheni ne gjendje per t’u bere prinder, por ju duhet te mendoni me te miren e mundshme dhe qe te mos keni shanset per t’u penduar me vone.
- Ne vend qe te thoni: “Me iku rinia! ” me mire thoni: “Jam akoma e bukur dhe inteligjente”. Ne fund te fundit, rendesi ka te keni jetuar jeten tuaj.
- Ne vend qe te thoni: “Me hoqen nga puna. C’te bej tani?!” me mire thoni: “Do te nis nje projekt te ri”.
- Ne vend qe te thoni: “Ai me la, jeta ime mori fund” me mire thoni: “Jam nje hap larg lumturise se vertete”. Mendojeni keshtu: Mbase kjo eshte me e mira e mundshme qe mund te ndodhte!!!
- Ne vend qe te thoni: “Duhet te le punen qe te rris femijen” me mire thoni: “Do te shoh dhe do te shijoj momentet me te bukura te jetes”. Dhe me pas do te ktheheni perseri ne pune.
- Ne vend qe te thoni: “U plaka. Po me shkon jeta…” me mire thoni: “Kam jetuar nje jete kaq interesante!”. Nderkohe mund te shfletoni te gjitha faqet e albumit tuaj fotografik te jetes.
E keshtu me rradhe. Shikoni te miren ne cdo gje. Nuk ka vetem bardhe e zi, eshte perceptimi juaj per gjerat ai qe ben ndryshimin. Mbani mend, nese nuk e kontrolloni dot ate qe po ju sjell ndryshimi, e vetmja gje qe mund te beni eshte te mbani nen kontroll perceptimin tuaj per gjerat.
Ju cfare mendimi keni per kete teme?