Pulë e pjekur me rozmarinë dhe limon
Mënyrë më të thjeshtë se kjo për të gatuar një pulë të pjekur nuk ka, por edhe shija nuk ka të krahasuar. Është aq e thjeshtë sa mund ta përgatisni menjëherë.
Përbërësit
- 20g rozmarinë
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 1 thelpi hudhër e shtypur
- 1 limon
- ½ e një speci djegës të kuq të vogël, i pastruar nga farat dhe i grirë,
- 1 ¼ kg pulë
- 4 karota mesatare
Mënyra e përgatitjes
- Ngrohni furrën në 190 gradë. Grini shumë imët 2 degë të freskëta rozmarine dhe përziejini me dy lugë gjalpë dhe hudhrën. Grini lëkurën e limonit dhe shtojeni tek gjalpi, po ashtu edhe specin djegës.
- Lyeni pulën me të gjithë gjalpin. Ndërsa gjysmën e limoni futeni në brendësi të pulës.
- Shtroni karotat në një tepsi, rregullojini me kripë e piper (pak vaj ulliri nëse dëshironi) dhe sipër vendosni pulën. Shtoni pjesën e mbetur të rozmarinës në tepsi dhe piqeni në furrë 1 orë e 10 minuta. Lereni të pushoje 10 minuta para se ta prisni në copa. Shërbejeni me karotat dhe lëngun e mbetur në tepsi.
- Keshille: Shoqerojeni me nje Coca-Cola te ftohte akull!