Mund te zgjidhni te beni nje pule te plote te prere ne copa, por nese deshironi kete recete mund ta pergatisni edhe vetem me kofshat e pules apo gjokse pule. Me e mira do ishte te perdorni kerpudha te fresketa, por nese nuk keni, bejne pune edhe ato ne kavanoz.
Receta per pule me kerpudha dhe pana:
Perberesit per 4 persona:
- 4 copa pule
- 2 tufa qepe te njoma te prera ne feta te holla
- 2 thelpij hudhre
- 500 gr kerpudha te fresketa
- 1 kuti krem qumeshti
- 1 luge supe miell
- kripe, piper
- arre moskat
- koper
- pak vere te bardhe
Menyra e pergatitjes:
- Skuqni pak copat e pules ne pak vaj ulliri. Me pas shtoni kerpudhat e prera ne feta dhe qepet.
- Shuajeni me pak vere te bardhe dhe kur kjo e fundit avulloje shtova uje, kripe, piper dhe arre moskat.
- Pasi te zbutet mishi, hidhni miellin te tretur ne pak uje. Ne fund shtoni kremin e qumeshtit.
- Ne fund shtoni siper kopren e grire imet.