Pushteti në dashuri: Kush nga ju te dy komandon? Beni testin

Po ta mendoni mirë çiftet nuk janë dhe aq ndryshe nga regjimet politike: në brendësi të tyre ka raporte force, kriza qeverisjeje, grushte shteti.

Ju kujtohet ai i dashuri me të cilin diskutonit se çfarë filmi të shihnit në kinema, sepse ishit të bindur se çdo vendim duhet ta kishit marrë bashkë? Këmbëngulëse por shumë demokratike. Por ai tipi me të cilin keni rezistuar vetëm 3 muaj? Nuk arrinit në kohë t’i thonit se donit të largoheshit për fundjavë, sepse ai kishte vendosur gjithçka tashmë, orarin e nisjes, madje dhe ndalesat për të ngrënë e për të shkuar në tualet. Sot në marrëdhëniet sentimentale mundohet të praktikohet toleranca, por ka ende raste të mbretërisë absolute. Po midis jush e të dashurit tuaj kush komandon? Për ta mësuar këtë ne ju propozojmë një lojë. Është pikërisht kjo lojë që do t’ju ndihmojë të kuptoni se nën çfarë regjimi e jetoni jetën në çift: demokratik, diktatorial, anarkist apo nën pushtim. Rri e qetë, nëse rezultati nuk të pëlqen mund të kërkosh gjithmonë zgjedhje të reja.

How hotels can attract couples looking for romantic experiences ...

Zgjidhni frazat që ju përshkruajnë më mirë. Më pas numëroni gërmat dhe lexoni profilin tuaj.

  • Nuk merrni kurrë vendime të ndarë. Më pas flisni gjithmonë bashkë… B
  • Detyrat tuaja janë të përcaktuara mjaft mirë: ti gatuan, ai shtron pjatat, ti merresh me mobilimin, ai paguan faturat… E
  • Nëse nuk e shikon qoftë dhe për 24 orë, ndieni që tashmë ju mungon diçka… E
  • Ju ka ndodhur më shumë se një herë të zhdukeni për ditë me rradhe pa u bërë e gjallë me të… C
  • Kur në shtëpi bie telefoni, asnjë nga të dy nuk çohet për tu përgjigjur… D
  • Ai nuk është i përkryer, por ti e do gjithsesi… A
  • Të ndodh të dalësh vetëm. Dhe miqtë e tij dhe të tutë nuk janë të njëjtët domosdoshmërisht… E
  • Mjafton të shikosh këpucën e tij në hyrje, që të fillojë të të rrahë zemra… B
  • Ti voton majtas, ai djathtas (ose e kundërta)… B
  • Shoqet e tua dinë gjithçka nga historia juaj dhe të japin vazhdimisht këshilla… D
  • Ju pëlqejnë të njëjtat libra, të njëjtat filma, keni të njëjtin sens humori, jeni me të vërtetë në simbiozë… A
  • Ke një frikë të madhe se mos ai të le… B
  • Jeni të lidhur nga ritual të sigurtë të vegjël, për shembull, çdo të premte në darkë hapni një shishe verë speciale dhe shikoni ndonjë film romantik… E
  • Që të dy keni një raport mjaft kontradiktor me prindërit tuaj… C
  • Çdo verë shkoni për pushime në shtëpinë e të tuve (tij) sepse atyre u bëhet qejfi… D
  • Bëni dashuri çdo ditë sepse ai është shumë seksi… B
  • Nuk gatuan kurrë pa një libër recetash para, nuk bën kurrë dashuri pa fikur dritën, nuk bën kurrë pazar pa një shoqe… D
  • Ai nuk del vetëm me miqtë e tij, nuk pin kurrë një gotë më tepër… A
  • Ai fle mirë. Ti në fakt jo… B
  • Ish e fejuara e tij është betuar t’ju vrasë… C
  • Ju ka rastisur të hiqni dorë nga një fundjavë për faj të punës… D
  • Në fund, shpesh ka të drejtë ai… B
  • Po të fitoje më shumë se ai, do ta bezdiste… E
  • Bëni dashuri në mënyrë të çuditshme, 3 herë në ditë për 3 ditë, pastaj asgjë për javë më rradhë… C
  • Midis teje e nënës së tij është një raport reciprok. Ajo e ka kuptuar që është më mirë të evitojë ndërhyrjen në jetën tuaj private… A
  • Do të ishte e pamendueshme për ty, të kaloje pushimet vetëm, edhe pse ndonjëherë do të kishit dëshirë… E
  • Për momentin nuk jetoni bashkë… C
  • Ju duhet se formoni një çift të bukur… D
  • Ju quajnë “të sapofejuarit” edhe pse në realitet keni goxha kohë bashkë… A
8 Intimate Habits Of Couples Who Are Deeply Connected - Love Catalogue

Më shumë A: Çfarë demokracie!

  • Kush komandon: Ti. Por ai është dakort.
  • Si është administruar pushteti: Keni një punë të bukur, frekuentoni vendet e duhura dhe miqtë ju kanë zili. Në krevat kuptoheni në përfektshmëri, duheni dhe jeni dakort madje edhe kur ka për të organizuar pushime: keni të përbashkët të njëjtën dashuri për ishujt e Mesdheut.
  • Ekuilibrat politikë: “Është burri im dhe ndaj çdo gjë me të” thoshte Bonnie Parket. Fjalët që ti do ishe gati t’i nënshkruaje. Jeni bashkë prej 1 viti, por ende e quani njeri tjetrin “zemra” e “shpirti”. Jeni gati të bëni gjithçka për njëri-tjetrin. Motoja juaj është: Të duash dikë do të thotë ta ndihmosh të realizojë dëshirat e tij. Dhe kjo nuk kërkon sforco të mëdhe. Vetëm një prani të ngrohtë dhe ndonjë këshillë të mirë. Në fakt shpesh gjendesh të reflektosh mbi disa detaje të vogla, sesi të bie ty gjithmonë të heqësh dorë nga pushimet në mal, sepse ai ka inat të bëjë ski? Dhe sepse, natën në krevat, e gjen veten duke lexuar librin e momentit me abazhur të vogël, sepse ai nuk e duron dritën e ndezur? Me një fjalë, të vjen dyshimi që barazia midis jush është një mashtrim: në fakt është 1 që vendos dhe 1 që i bindet (duron) dhe (ai je ti).
  • Parashikime për të ardhmen: Sforcohuni të kuptoni se si funksionojnë me të vërtetë gjërat midis jush. Sepse demokracia është një gjë e bukur vetëm nëse është autentike. Dhe ne natyrisht ju urojmë, që e juaja të jetë me të vërtetë. Po sikur të mos ishte? Pa panik. Jeni mjaft të lidhur për t’ia dalë, me reforma e negociata.
Work or no work, women do more household chores | Human Resources ...

Më shumë B: Jeni diktaturë

  • Kush komandon: Ai, me 100% të votave.
  • Si është administruar pushteti: Në çiftin tuaj ai është shefi yt absolut. Je kaq “skllave” e dashurisë së tij saqë për të mos e humbur, do të bëheshe dhe hija e qenit të tij.
  • Ekuilibrat politikë: Është mirë të mos i besosh diktatorit, jo gjithmonë paraqitet me fytyrë zbuluar. Sepse nëse vendos që do të fitojë një femër, është i gatshëm për gjithçka. Dhe atëherë bëhet menjëherë simpatik, joshës, sensual. Imponon shpejt rregullat e tij. Ndonjëherë me forcë, më shpesh me terrorizmin psikologjik. Do të mbajë çdo gjë nën kontroll, tenton të izolojë femrën me të cilën është, duke e larguar nga miqtë e saj. Të duket situatë e njohur? Edhe ai luan me ndjenjat e tua të fajit dhe tallet me frikën tënde se mos braktisesh? Na vjen shumë keq ta themi, por nëse je lidhur me një tip të tillë, mbase pak përgjegjësi e ke dhe ti. Sigurisht, që çdo dikatator, që të respektohet do të zgjedhi mirë prenë e tij. Kaq mirë, sa në një pikë viktima nuk e kupton më nëse “mbahet drejt” për dashuri apo për terror. Mbase je e bindur se një situatë e tillë, edhe pse e çmendur të jep komfort. Por në të vërtetë, ti do vetëm të evitosh lakun, domethënë, braktisjen dhe prespektivën që të kthehesh vetëm.
  • Parashikime për të ardhmen: Na besoni ne. Një “regjim”- “lidhje” e tillë ka vetëm një mundësi zgjidhjeje: ikja. Sepse një riformim i sistemit është pothuajse i pamundur. Një diktator në fakt mund dhe të shtiret se ndryshoi… Por për aq sa një ditë çdo gjë të kthehet si më parë.
Can relationship anarchy create a world without heartbreak? | Aeon ...

Me shumë C: Kjo është anarki

  • Kush komandon: Asnjëri. Dhe s’është gjithnjë e lehtë.
  • Si është administruar pushteti: As zot as padronë, kjo është kredoja juaj. Jetoni pa projekte, ashtu si të vijë. Si anarkikë të vërtetë, ju pëlqen të visheni me të zeza, dhe do të jetonit me qejf në një kapanon të rikonstruktuar. I evitoni marrdhëniet e çifteve tradicionalë.
  • Ekuilibrat politikë: Keni frikë nga komoditeti dhe nga gjithçka që përbën rregull. Në një vizitë tek miqtë, ruaje të dashurin tënd me bisht të syrit, jo për xhelozi, por për frikë, për ta parë se mos ndonjë tip e gjitha me pirsing e tatuazhe i luan bishtin. Në emër të lirisë vini gjithçka në diskutim, ziheni, ngrini zërin, bëni poçe, ndiqni vetëm 2 rregulla: dëshirën dhe frymëzimin e momentit. Jetoni çift sigurisht, por nëse i dashuri yt vjen për darkë nga ju dhe humbet autobusin e fundit, përse ta largosh tutje, kur ke në dispozicion një krevat dopio ekstra-martesor?
  • Parashikime për të ardhmen: “Në dashuri, anarkia fsheh pazotësinë e të qëndruarit çift me seriozitet” shpjegon psikologia. Është një situatë rehatie, mund të bëhet ajo që do, por në të njëjtën kohë nuk je vetëm. Si ta bëjmë më solid? Provoni të rrini larg një muaj. Do të zbuloni se çfarë ndieni për njëri-tjetrin dhe nëse keni me të vërtetë dëshirë të rrini bashkë.
Living Apart Together – A New Generation of Couples

Më shumë D: As ti, as ai…

  • Kush komandon: Të gjithë (të afërm, miq, komshinj) përveç ju të dyve.
  • Si është administruar pushteti: Çifti juaj është në mes të vendimeve të të tjerëve. Në aparencë duhet të jeni ju të dy që t’i drejtoni gjërat, por në të vërtetë keni pak kapacitet vendimtar dhe thuajse asnjë përgjegjësi.
  • Ekuilibrat politikë: Në fillim ishit ju kundër gjithë botës, donit të ishit i lirë kundër çdo lloj kushtëzimi. Pastaj e gjithë bota u përmbys. Dhe shumë rëndë! Meqë asnjëri nuk dinte të merrte lidershpin në çift, e bënë të tjerët. Gjynah që i keni lejuar kujdo të detajojë rregullat e jetës tuaj. Nga ngjyra e tendave të ballkonit, tek jeta intime, gjithçka merr paraqitjen e aprovimit. Visheni alla Nino Vitali (sepse e bëjnë koleget e tua), hani sallatë, shkoni për fundjavë në Dajt ose bregdet. Avantazhi i një raporti si ky është se nuk duhet të merrni asnjë vendim të rëndësishëm, gjithçka është vendosur, organizuar. Sigurisht, mund t’ju qëllojë dhe juve të hyni në konflikt. Por vetëm në rastin kur njëri nga të dy bën një gabim të pafalshëm që ju bën të shfaqeni papritmas “ndryshe” përpara të tjerëve. Për shembull, duke humbur punën. Në këtë rast ekuilibri thyhet. Edhe çifti po ashtu!
  • Parashikime për të ardhmen: Problemi juaj është se prezantoheni jashtë si një çift i brishtë, që ka pak intimitet. Përjetë të gjithë ndihen të autorizuar t’ju mësojnë për gjithçka.
Why Couples Look Alike, According to Science | Reader's Digest

Më shumë E: Jetoni në bashkëpunim

  • Kush komandon: Zyrtarisht, të dy nga 50%. Varet nga ditët.
  • Si është administruar pushteti: Në politikë kur një president i të djathtës është pranë një kryeministri të së majtës (ose anasjelltas) flitet për bashkëqeverisje (bashkëjetesë). Dhe është pak a shumë ajo që ndodh dhe nga ju. Sepse punoni së bashku për të njëjtën objektivë, por pikëpamjet janë goxha të ndryshme. Jeni dashuruar sepse jeni të ndryshem, e mbase në fillim ishte dhe një disekuilibër (fizik, ekonomik) në favorin tënd apo të tij. Por me kusht bashkëjetese, keni hequr dorë nga tentativat për t’i ngjarë njëri-tjetrit dhe tani secili prej jush kërkon të vlerësojë idetë e tij mbi ato të tjetrit.
  • Ekuilibrat politikë: Në teori, në çiftin tuaj mbretëron barazia. Në praktikë jeni rëndë. Edhe pse gratë kanë demostruar se janë kompetitive në shumë pikëpamje, partneri yt mbetet i bindur se truri mashkullor peshon 200 gramë më shumë. Që bashkëpunimi bashkëjetësor të funksionojë, çdokush do të duhej të merrej me kompetencat e tij. Dhe nuk është e lehtë. Gjatë një regjimi sentimental të këtij tipi, është e rrallë që njëri i reziston dëshirës që ta vejë tjetrin në vështirësi.
  • Parashikime për të ardhmen: Po vazhduat të bëni garë, herët a vonë dikush do fitojë, dhe ndarja do jetë e pashmangshme. Në fakt, strategjia më e mirë, është t’i thoni tjetrit: “Është e vërtetë, në këtë gjë je më i zoti ti”. Dhe t’i thoni atij të bëjë të njëjtën gjë. Në dashuri konkurenca nuk ka kuptim.