Puthja mund te shkaktoje alergji te forta tek keta persona

Një kërkim ka provuar që puthja mund të shkaktojë kruajtje, nëse partneri ka ngrënë ushqime të cilat ju nuk i duroni dot

Ndonjëherë, puthja, shprehja më e bukur, më e ëmbël, më e apasionuar që një qenie njerëzore shfaq kundrejt një personi tjetër mund të shkaktojë probleme. Probleme shëndeti.

  • Në disa raste puthjet mund të shkaktojnë një reagim alergjik dhe të bezdisshëm si, teshtima, të kruara, madje edhe enjtje dhe kriza astme. Shkencëtarët e kanë pagëzuar si “alergjia e puthjes” dhe prek ata persona që janë alergjikë ndaj një ushqimi.
  • “Alergjia e puthjes” është një sëmundje e vërtetë, që në përgjithësi nënvlerësohet me pa të drejtë ose injorohet. Ata që janë alergjikë duhet ta kenë parasysh për të shmangur problemet me shëndetin.
  • Kërkuesit amerikanë që “ia kanë çjerrë maskën” alergjisë së puthjes, kanë shpjeguar se si kanë arritur në këtë rezultat. Kërkuesit i kanë kryer eksperimentet e tyre te pacientë alergjikë ndaj arrave dhe lajthive, dy nga ushqimet që te njerëzit e predispozuar shkaktojnë më lehtë reaksione të veçanta fizike.

Efekti zgjat për një kohë të gjatë

Më vonë kanë konstatuar që gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohej menjëherë pasi kishin puthur në buzë personin që kishte ngrënë arra ose lajthi. Gjendja e keqe shfaqej edhe nëse partneri i kishte ngrënë këto fruta të thata përpara disa orësh.

  • Shkencëtarët kanë shpjeguar që kjo gjë ndodh sepse proteinat shkaktare të alergjisë, të cilat janë të pranishme në disa ushqime, lënë gjurmë për një kohë të gjatë brenda gojës, dhe nëpërmjet pështymës i transmetohen personit që vuan me këtë lloj alergjie, duke i shkaktuar simptomat klasike.
  • Një fenomen ky, fatmirësisht jo shumë i përhapur, por që në të njëjtën kohë nuk duhet nënvlerësuar. Ky reagim alergjik nuk mund të shmanget duke e shtyrë puthjen për më vonë, sepse efekti i proteinave zgjat në kohë. Personat që kanë ngrënë këto ushqime kanë shkaktuar alergji edhe pas 6 orë nga ngrënia, gjithashtu dhe pasi i kanë larë dhëmbët me shumë kujdes.

https://femra-moderne.com/sekretet-e-puthjes/

Puthja, sidomos ajo e zjarrta, shkakton reaksione psikike dhe kimike

Puthja mes dy të dashuruarish mund të shkaktojë një ngritje të menjëhershme të presionit të gjakut, një rritje të rrahjeve të zemrës dhe kalimin nga njëra gojë tek tjetra të 250 lloj baktereve, shumica e të cilave, fatmirësisht, janë të nevojshme për të forcuar sistemin tonë imunitar. Atëherë si duhet të sillet ai person që vuan nga kjo “alergji e puthjes” pa iu dashur të heqë dorë nga ky manifestim dashurie?

  • A ka një mënyrë për t’i parandaluar këto “alergji të puthjes”? Fatkeqësisht jo, sepse nuk ekziston një vaksinë. Eshtë e rëndësishme të dish se cilat janë ato ushqime që shkaktojnë alergjinë dhe të mos i hash. Më pas duhet t’i shpjegoni partnerit, që vuani nga kjo alergji dhe t’i luteni të mos i hajë, të paktën kur jeni bashkë.
  • Cfarë duhet të bëjë një njeri që e di se vuan nga reagimet alergjike? Personi që e di që vuan nga një alergji e rëndë duhet gjithmonë të ketë me vete një ilaç që quhet adrenalinë, e cila është e domosdoshme për të kapërcyer reaksionet alergjike më të forta. Në fakt, në rastet e simptomave si të kruara, teshtima ose enjtje është e mjaftueshme të merrni një ilaç antihistaminik.

femra-moderne.com