Cilat jane 10 pyetjet më të shpeshta për bukurinë që kanë bërë femrat në Google në 2016
Nderkohe qe personazhe të njohur te botes se spektaklit dhe biznesit kanë parukierë, stilistë dhe dermatologë personalë për tu bërë të bukur dhe per t’u keshilluar, pjesa tjetër ka Google.
Sa here qe kemi nje pyetje pergjigjen e gjejme tek Google. Për këtë arsye pyetjet më të shpeshta në motorin e kërkimit për bukurinë për 2016 janë mjaft interesante. Që nga pyetjet si të bësh një gërshet peshku, dhe se çfarë është saktësisht “Balayage”, Google Trends ka renditur 10 pyetjet më të shpeshta.
- Si të bëj një gërshet peshku?
- Si të më rriten flokët më shpejt?
- Si të trash vetullën?
- Si ti bëj flokët kacurrel?
- Si të heq xhelin e thonjve?
- Si të pastrojë furçat e make up?
- Si të aplikoj fondotintën?
- Çfarë është balayage?
- Si ti japë formë vetullës?
- Si të zhduk qeset poshtë syve?
Po ju, a keni bere ndonjeren prej ketyre pyetjeve ne Google?