Qafa e ngrire? 2 ushtrime qe ju qetesojne

Qafa e ngrire eshte nje nga ato shqetesimet e bezdisura, por qe tregojne shume per gjendjen e shendetit tone. E para eshte se jeni shume te stresuar, e dyta, keni nje posture te keqe. Megjithate, perpara se te shqetesoheni se mos keni ndonje gje te rende, provoni ta qetesoni dhimbjen me menyra natyrale.

Ktheheni në shtëpi nga puna dhe ju dhemb qafa? Mund të jetë faj i stresit ose sepse keni punuar gjithë ditën në kompjuter. Provoni këto dy lëvizje të lehta, do t’ju ndihmojnë të çlodheni menjëherë dhe të shkriftoni muskujt që ju dhembin.

qafa2

1. Shtrihuni me barkun lart, me zverkun të mbështetur në dysheme. Poshtë qafës, vendosni një peshqir të rrotulluar. Rregulloni pozicionin e peshqirit që të ndiheni sa më rehat. Merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni te muskujt që po çlodhen. Qëndroni në këtë pozicion për 15 minuta.

qafa1

2. Ngrihuni më këmbë. Përkuleni peshqirin në mënyrë që t’i ngjajë një shalli. Mbështetni pjesën qendrore pas qafës dhe lëreni kokën të bjerë me ngadalë prapa. Mbajini cepat me të dyja duart, dhe krahët të jenë të hapura dhe të drejtuara përpara. Me këto dy ushtrime praktikoni një streching shumë delikat, që favorizon çlodhjen e muskulaturës së qafës.

Disa menyra te tjera per te qetesuar dhembjen dhe ngrirjen e qafes:

  • Te ftohtat (borsa me akull)
  • Te nxehtat (nje dush me uje te ngrohte-te nxehte ne vendin ku ndjeni shqetesimin
  • Masazhi
  • Redukstoni stresin
  • Akupunktura
  • Ushtrime streching
  • Permiresoni posturen (mbi te gjitha qendrimin ulur para kompiuterit).

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

spitali-amavita-logooo

Start typing and press Enter to search