Ditet e para jane te skeptikeve. Te teoristeve te “eshte nje grip”. Te patrioteve te rakise. Dhe sidomos te cinikeve te facebook-ut.
Pastaj vijne vdekjet e para, por duken gjithsesi te largeta, sikur nuk jane tek Zogu i Zi apo ne Allias por ne nje bote tjeter. Fillojne te ulen ankesat por perseri i degjon si ushetime thashethemesh.
Klubet serish plot por sikur i kane mbaruar muhabetet.. vetem ky grip dhe njerezit me maska ua shpifen. Thashetheme.
Ja sa te mbaroje. Jeta vazhdon. Ketu do jemi, Shqiperia nuk eshte Kina…
Pastaj fillojne vdekjet masive, dy komshinj ne reanimacion, tendat jashte spitaleve, ushtria ne rruge.
Fillon qetesia. Por eshte vone…
Sot fillon java e trete qe ne Milano jemi ne izolim. Sot nuk mund as te largohemi per me shume se 500 mt nga shtepia, kemi harruar tashme drekat, kafet, miqte, familjaret. Jeten sic e jetoni ju…
Te duket cudi..?
Te ishte vetem kaq. Sot disa spitale duhet te zgjedhin ke te shpetojne. Jo te gjithe fatmiresisht por drejt asaj po shkojme cdo ore me shume. Probabilisht kush ka semundje kronike, kush eshte ne moshe te madhe dhe kush eshte i dobet, ka pak shanse t’ja dale dhe ky nuk eshte me nje skandal i cili mund te na revoltoje. Sot ka mijera biznese te falimentuar, miliona ne prag falimentimi.. Por serish eshte dicka qe na ben thjesht te heshtim. Ka prioritete te tjera. Ti revoltohu po deshe…
Nuk eshte e thene qe ky skenar te perseritet ne Shqiperi. Madje nuk duhet.
Problemi eshte qe.. E ke vetem ti ne dore. Ti vetem. Jo Rama, as Meta, as Basha, as hoxha e as prifti. As doktori e as polici. E ke vete ti, ja ti qe do qeshesh me kete status. Ti qe je aktiv, qe ke halle, pagesa, ti qe snuk rri dot i izoluar. Se pi dot kafen ne shtepi, srri dot pa shoqnine, pa dashnoren, pa birren e pa ardh verdalle dy ore ne dite.
Njoh njerez qe me raste marrin edhe tre avione ne jave. Njoh njerez qe kane biznese, njerez qe punojne 6 dite ne jave nga 15 ore ne dite, qe nuk i sheh kurre te ndalojne. Sot jane ne shtepi. Maksimumi shkojne ne pune kur e kane te pamundur te ndalojne dhe pastaj kthehen ne shtepi. Vetem ne shtepi.
Ej, mblidh mendjen. Ka ndaluar Milano… e ke ndonje ide sa vrapon Milano? “Vrapi” i Tiranes para kesaj te Milanos eshte si nje karroce me gomere ne krahasim me nje Ferrari. E megjithate, ka fikur motorret. Ka parkuar per te pritur te kaloje furtuna.
Shko ne pune (nese nuk ben dot ndryshe) dhe pastaj ktheu ne shtepi. Rri ne shtepi.
Pas pak ditesh, te gjitha problemet e sotme do te te duken nje kujtim i larget. E gjithe jeta jote do te te duket nje mirazh. Do kesh halle te tjera qe as i imagjinon dot.
Me beso. Jo se me dhimbsesh ti. Me dhimbsen prinderit e mi. Prandaj po harxhoj kohe me ty qe mbase me lexon nga ndonje klub ne bllok.
Rri ne shtepi!
Burimi: Facebook