Këto janë disa nga qeset me xhel silica qe zakonisht gjenden ne kutite e kepuceve, ose ne brendesi te cantave te reja qe blejme. Besoj se te gjithe ju, njesoj si une, i keni hedhur ne koshin e plehrave. Kjo sespe shumë prej nesh nuk e dinë vlerën e tyre. Shumica e qeskave me shkrimin “silica” qëndrojnë në kuti të ndryshme apo pako dhe janë të mbushura me dioksid silikoni (SiO2), na vijne në ndihmë për shume arsye.
Ju ndihmojne me rrobat e banjes
Nëse ju duhet te paketoni rroba banje te lagështa, vetëm fusni disa qese me xhel silica në qese plastike bashke me rrobat e banjes për të absorbuar lagështine. Por mos harroni se xheli silica nuk ka kapacitet infinit tharjeje.
Shpëtojnë telefonin e lagur
Nëse ju ka rënë celulari në ujë, atëherë vendosja e tij në një pako të mbushur me qese silica i rrit shanset për shpëtimin e tij. Thuhet se silica është dhjetëfish më efektiv sesa orizi për këtë punë.
Qeset me xhel silica mund te thajne një çader
Të fusësh çadrën e lagur në çantë mund të prishë çdo gjë tjetër që ndodhet aty. Vendosja e disa qeseve me silica në çantë mund te ndihmojë për të përthithur shumicën e lagështirës.
Ruajne shkelqimin e bizhuterive
Mbani një pakome xhel silica në kutinë e bizhuterive për të mbajtur lagështine larg. Lagështia i dëmton bizhuteritë, duke i bere të duken më pak tërheqëse.
Per librat e vjeter
Nese keni libra te vjeter qe kane ate eren karakteristike “te ndenjur” perziere me era myk, provojini t’i fusni ne nje cante ku keni futur edhe disa qese me xhel silica dhe aroma e pakendshme do largohet.
Mbajnë këpucët e thata
Qeskat e tilla thithin lagështirën në këpucë si dhe largojne erën e keqe prej tyre.
Për enë prej argjendi të pastra
Qeskat me silica ngadalësojnë procesin e prishjes së enëve prej argjendi. Vendosja e tyre aty ku ndodhen këto enë, mundeson thithjen e lagështirës e cila në kombinim me oksigjenin u heq shkëlqimin enëve të argjendit.