Qofte me lëng

Kjo është një nga ato pjatat e shpejta, të shijshme, që mund të konsumohen në divan me një gotë verë të kuqe, nderkohe qe ndiqni filmin tuaj te preferuar.

Nje menyre tjeter per te shijuar qoftet eshte duke i shoqeruar me nje supe (ose salce) domatesh. Mund te perdorni edhe mish nga gjoksi i gjeldetit ose pules per te bere qoftet, ndersa domatet mund t’i zevendesoni edhe me salce domatesh.

Kete pjate mund ta konsumoni me feta buke te thekur ose mund t’ja shtoni makaronave ose pilafit.

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë;
  • 100 gr salsiçe;
  • 20 gr djathë i grirë kaçkavall;
  • 500 gr domate të qëruara;
  • 4 lugë me vaj ulliri;
  • 1 kokërr vezë;
  • piper dhe kripë

Pergatitja:

  • Qëroni domatet dhe grijini.
  • Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hequr cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen.
  • Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve.  Qoftet e vogla lyeji lehtë e lehtë me miell dhe me pas skuqini. (I lyejme me miell që lëngu të bëhet i trashë).
  • Nxehe vajin në një tigan te thelle, vendos aty qoftet e vogla dhe skuqi.
  • Shtoni pastaj domatet e grira, shtoni kripë dhe zieji mbi flakë jo të fortë për rreth 30 minuta.

femra-moderne.com