Keto qofte me qiqra jane nje gatim krejtesisht i shendetshem, pasi jane perbere nga produkte bimore te cilat jane gjithashtu nje burim i mire proteinash bimore (9 grame per 100 grame). Gjithashtu jane te pasura me fibra, te varfra ne yndyrna te ngopura dhe kane nilev te ulet kolesteroli e natriumi.
Përbërësit për 2 persona
- 1 kanace me qiqra në ujë (si alternativë mund te lini ne ujë gjatë natës qiqra te thata)
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë e kuqe e grire imet
- 1/2 spec i kuq ëmbël i prere imet
- 50 g domate te thara
- 2 vezë
- Therrime buke/ farat susami
- Pak piper dhe kripë
- 1 lugë spec djeges ne peteza
Keshilla: Nese i grini qiqrat ne mikser, beni kujdes te mos i shtypni shume, pasi mund te merrni nje mase shume te bute dhe ngjitese
Pergatitja:
- Shpelani qiqrat nga uji ku kane qene duke u qullur.
- Shtypini me duar qiqrat derisa te shformohen.
- Shtoni hudhrat e grira imet dhe perziejini.
- Grini imet qepen, domatet e thara dhe specin e kuq. Bashkojini me masen e qiqrave.
- Shtoni kripen, piperin dhe specin djeges, dhe provoni shijen.
- Rrihni pak vezet ne nje tas dhe bashkojini me perberesit e tjere duke i perziere mire per disa minuta.
- Nese vereni qe perzierja eshte e bute, atehere shtoni therrimet e bukes, fara chia ose fara susami qe te “thahet” pak masa, qe te behet e pershtatshme per qofte.
- Merrni dhe formoni topa qoftesh dhe hapini sa pellemba e dores dhe vendosini ne nje pjate.
- Hidhni disa fara susami ne nje pjate te sheshte dhe rrotulloni aty te gjitha qoftet.
- Vendosini qoftet ne frigorifer per te pakten 30 minuta qe te pushojne.
- Hidhni pak vaj ulliri ne nje tigan dhe tiganisini derisa te marrin nje ngjyre te arte.