Qofte me peshk ton te pjekura ne furre

Provoni keto qofte me peshk ton te pjekura ne furre, kane nje shije te mrekullueshme

Deshironi nje ide ndryshe per dreken ose darken tuaj? Apo deshironi nje antipaste te kendshme dhe ushqyese per nje feste? Keto qofte me peshk ton shkojne shume mire per te gjitha rastet. Me pak perberes dhe me hapa te thjeshte pergatites, ju mund t’i shijoni te ngrohta ose te ftohta.

Perberesit per 10 qofte

  • 320 gr ton ne vaj ulliri
  • 1 veze
  • 2 luge djathe parmigiano i grire
  • 3 luge buke e gire
  • majdanoz i gire

Pergatitja

  • Kulloni peshkun nga vaji dhe vendoseni ne nje tas. Shtypeni peshkun me ndihmen e nje piruni ne menyre qe te  copetohet.
  • Rrihni vezen dhe shtojeni tek peshku. Shtoni edhe djathin parmigiano te grire, nje luge buke te grire dhe majdanozin e grire imet.
  • Perzieni mire te gjithe perberesit dhe formoni me ane te duarve qofte te vogla, me pas rrotullojini ne buken e grire.
  • Vendosni ne nje tepsi nje leter pjekje dhe sistemoni qoftet me rradhe.
  • Piqini ne furren e ngohur ne 180 grade per rreth 20 minuta.
  • Qoftet e shijshme me peshk ton jane gati per t’u shijuar.

Keshille: Nese nuk e pelqeni shijen e djathit parmixhano, ose deshironi qe qoftet te jene me pak kalorike, atehere hiqeni nga receta.

femra-moderne.com