Edhe pse mjafton që fëmija të ushqehet, nuk mund ta mohojmë se ushyerja me gji është e mrekullueshme. Qumeshti i gjirit konsiderohet ushqim superior dhe substancë magjike për foshnjën. Studimet shkencore kanë verifikuar vetitë e qumshtit të gjirit si më poshtë:
1. Qumeshti i gjirit ndryshon sipas gjinisë së fëmijës
Studimet kanë treguar se përbërja e qumeshtit që prodhojnë nënat varet nga seksi i fëmijës që po ushqehet. Qumeshti i prodhuar për foshnjat vajza u vu re se kishte më pak yndyrna dhe proteina se ai i prodhuar për djemtë.
2. Përbërja e qumeshtit të gjirit ndryshon me rritjen e foshnjës
Sipas një studimi të botuar në buletinin “Pediatërit”, yndyrnat dhe vlerat energjitike te qumeshti i nënave që kanë ushqyer me gji për mbi një vit ishin më të larta krahasuar me ato që kishin foshnjë më të vogla.
3. Qumeshti i gjirit përshtatet kur foshnja është e sëmurë për të krijuar më shumë antitrupa
Studimet tregojnë se kur foshnja preket nga viroza, numri i leukociteve në qumeshtin e gjirit të nënës rritet. Akoma më e mrekullueshme është mënyra si foshnja ia komunikon nënës nevojën për shtim antitrupash vetëm duke vendosur gojën te gjiri i nënës.
4. Ushqyerja me gji redukton shanset për disa sëmundje
Studimet tregojnë se fëmijët e ushqyer me gji preken më pak nga alergjitë dhe astma. Disa studime të fundit po ashtu kanë gjetur se disa proteina të gjendura në qumeshtin e gjirit mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit.
5. Qumeshti i gjirit është ndërtuar veçanërisht për trurin e foshnjave
Megjithëse të gjithë gjitarët prodhojnë oligosakaride (polimer i sakarideve përbërë nga një numër sheqernash të thjeshta) në qumeshtin e tyre, tek njerëzit, nënat janë superprodhuese të tyre. Ndërsa foshnjat nuk mund të përpunojnë as sheqernat e thjeshta, oligosakaridet e gjendura te qumeshti i gjirit ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të zorëve tek foshnja duke e ndihmuar atë të shpërbëje proteina dhe forma të tjera të energjisë. Shkencëtarët e evolucionit besojnë se qëniet njerëzore investojnë energji në prodhimin e oligosakarideve të qumeshtit të gjirit (në mënyrë të pandërgjegjshme) për të zhvilluar trurin e foshnjave.
6. Qumeshti i gjirit gjatë natës ndihmon foshnjën të flejë
Qumeshti i gjirit që prodhohet kur bie nata ka nivele më të larta të neuklotideve përgjegjëse për nxitjen e gjumit krahasuar me qumeshtin që prodhohet gjatë ditës.
Megjithëse gjidhënia nuk është gjithmonë një rrugë e lehtë, është me rëndësi të keni parasysh se nëpërmjet saj jo vetëm që po e ndihmoni fëmijën të rritet, por po kryeni dhe disa reaksione kimike magjike.