Raporti i UNICEF: Fëmijët dhunohen në të gjitha fazat e fëmijërisë

Statistikat më të fundit tregojnë se fëmijët përjetojnë dhunë në të gjitha fazat e fëmijërisë, në mjedise të ndryshme dhe shpesh në duart e personave të besuar me të cilët ata ndërveprojnë çdo ditë.

Organizata ndërkombëtare UNICEF që operon edhe në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve ka publikuar raportin më të fundit mbi format e ndryshme të dhunës të ushtruara mbi fëmijët.

Nga të dhënat e bëra publike, tre të katërtat e fëmijëve të moshës 2-4 në mbarë botën rregullisht i nënshtrohen disiplinës së dhunshme, qoftë kjo e fundit ndëshkimi fizik/gresionit psikologjik nga prindërit apo kujdestarët e tyre.

Shumë fëmijë gjithashtu janë të prekur në mënyrë indirekte nga dhuna në shtëpi. Kështu, në mbarë botën, 1 në 4 fëmijë nën moshën 5 vjeç jetojnë me një nënë që ka qenë një së fundmi viktimë e dhunës nga partnerit.

Sipas UNICEF, fëmijët janë në rrezik më të madh të ekspozimit ndaj dhunës seksuale brenda kontekstit të marrëdhënieve të ngushta. Në 28 vendet me të dhëna në dispozicion, 9 në 10 vajza adoleshente që kanë raportuar dhunën seksuale thonë se ka ndodhur për herë të parë në rrethin e ngushtë.

Nga ana tjetër, zgjerimi i botës sociale krijon situata në të cilat fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj formave të reja të dhunës. Bullizmi është një shembull, përjetuar nga 130 milion nxënës të moshës 13 deri në 15 vjeç në të gjithë botën.

Lidhur me sigurinë e mjediseve arsimore, ende mbetet problem për fëmijët. Rreth 732 milionë fëmijë të moshës shkollore, gjysma e popullsisë globale nga mosha 6 deri në 17 vjeç, jetojnë në vende ku nuk mbrohen ligjërisht nga ndëshkimi fizik në shkollë.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search