Para pak ditesh Beyoncé publikoi albumin e saj Lemonade, nje kenge e te cilit i ka xhindosur fanset e kengetares kunder Rachel Roy dhe Rita Ores: Sorry.
Teksti i kenges tregon per tradhetine e bashkeshortit dhe kengetarja mallkon “naten kur vendosi ate unaze”. Nje kenge autobiografike? Me aq sa njihet kengetarja, me siguri qe dicka te vertete ka. Nuk permendet asnje emer i drejtperdrejt ne tekst, vetem ka nje referim “Becky me floket e bukur”, por duket se shume kane dyshime qe Beyonce i drejtohet fashionistes Rachel Roy. Ndersa te tjere kane menduar se ajo per te cilen behet fjale eshte Rita Ora, nje personazh gjithmone ne qender te vemendjes kur behet fjale per tradhetine e mundshme te Jay Z.
Nje dite pasi filluan te qarkullonin keto fjale, Rita del ne publik me te njejten veshje si Beyonce – kjo i beri fansat e Beyonce te mendojne se thashethemet jane te verteta.
Por Rita ka reaguar menjehere ndaj sulmeve kunder saj nepermjet nje postimi ne Twitter. Kengetarja shkruan: Zakonisht nuk reagoj ndaj thashethemeve, por me lejoni te jem e qarte, keto fjale jane te paverteta”.
Te kujtojme qe Rita Ora eshte lancuar si kengetare nga Roc Nation, e cila eshte ne pronesi te bashkesortit te Beyonce, Jay Z.
Qe ne fillim te bashkepunimit te Rites me studion e Jay Z kishte thashetheme per nje lidhje mes te dyve, gje qe Rita e mohoi ne nje interviste te dhene ne vitin 2014.
Tani kengetarja 25-vjecare me origjine shqiptare po merret me sulmet dhe sharjet e fansave te Beyonce, qe e akuzojne se eshte “Becky” me floket e bukur, sic thote edhe kenga e Beyonce. “S’kam gje tjeter vec respektit maksimal per Beyonce. Le te vazhdojme te shijojme “Lemonade” – ka shkruar ajo se fundmi.
I have nothing but the utmost respect for Beyonce. Let’s continue enjoying Lemonade.
— Rita Ora (@RitaOra) April 26, 2016
E ndersa ne fajesojme njeren apo tjetren se i ka prishur lumturine Beyonce-se, Beyonce dhe Jay Z vazhdojne te fitojne miliona me kenget e tyre. Beyonce eshte nje nga kengetaret me te pasura, me nje pasuri rreth 335 milione dollare, ndersa Jay Z ka 650 milion dollare.
Nese deshironi te degjoni kenget e Beyonce, duhet te regjistroheni ne Tidal.com dhe te paguani per te pare dhe shkarkuar kenget.