Nese jeni nga ata qe pelqeni ta kaloni veren me nje fete shalqi ne dore, atehere kam gjetur disa receta te papara per ju.
Shalqi-Pizza
Perfekte nese keni disa miq per vizite ose edhe thjesht per t’i bere qejfin vetes nje pasdite. Besoj se e keni provuar shalqinin me djathe, por pervec ketij, ai mund te konsumohet edhe me domate, kopër, dhe majdanoz, etj.
Priteni shalqirin ne mes, pastaj priteni ne feta te trasha (per se gjeri) rreth 2-3 cm. Hidhini siper copa djathi, feta te holla speci djeges (sipas deshires) dhe gjethe majdanozi. Ne fund, sperkatni pak piper, shtrydhini siper pak leng limoni jeshil (lime) dhe nje luge te vogel mjalte.
Priteni feten e shalqirit ne 8 cope si nje pizza dhe vendosini ne nje pjatance.
Embelsira me shalqi
Ju edhe mund te beni nje embelsire pizza-shalqi. Mjafton te vendosni nje perberes kremoz mbi feten e shalqirit, si p.sh. krem embelsirash dhe ta zbukuroni me fruta te fresketa, ereza jeshile dhe cokollate te shkrire ose shurup.
Priteni shalqirin si thame me lart dhe vendosini siper nje shtrese krem (shllak). Ne alternative te kremit mund te zgjidhni krm djathi (maskarpone), krem kokosi, djathra te bute dhe pure frutash.
Hidhini siper boronica, kivi te prere ne feta, arra dhe gjethe mente te fresket. Ne fund serkateni me pak cokollate te shkrire.
Priteni ne feta dhe vendoseni ne nje pjatance. Kjo eshte nje embelsire fantastike.
Shalqi i zgares
Besoj se nuk e kishit degjuar ndonjehere kete, por nese doni nje shije te re, ju sugjerojme ta provoni.
Pasi ta keni prere shalqirin ne feta te trasha per se gjeri (rreth 3-4 cm) siguroni te keni edhe pak vaj ulliri, lengun e dy limonave jeshil (lime), majdanoz te fresket te copetuar dhe pak kripe.
Priteni cdo fete shalqi ne kater copa dhe lyejini me vaj ulliri nga te dyja anet dhe me pak leng limoni jeshil. kriposini pak nga te dyja anet. Ndizni zgaren dhe lereni te nxehet dhe pastaj vendosni copat e shalqirit per 3-5 minuta nga cdo ane.
Hiqini nga zgara dhe vendosini mbi nje pjatance. Hidhini lengun e mbetur te limonit jeshil, majdanozin e prere dhe pak kripe.