Recete e thjeshte per te pergatitur llokume me arra në shtëpi
Përbërësit
- 2 gota sheqer
- 1 gotë ujë
- 2 lugë gjelle me niseshte
- 1 lugë kafeje me limontos (ose lengu i nje kokërr limoni)
- 3 lugë gjelle sheqer pluhur
- 2 lugë gjelle miell
- 1 tas i vogël me arra të thërrmuara
Përgatitja
- Hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere dhe i lëmë të zjejnë në një nxehtësi të ngadaltë derisa masa të shndërrohet në shurup të trashë.
- Gjatë kësaj kohe, në një tas të vogël hollojmë më pak ujë niseshtenë derisa të shkrijë tërësisht. Pasi ka shkrirë e hedhim tek shurupi dhe më pas shtojmë limontosin.
- Vijojmë të përzjejmë masën derisa masa të trashet plotësisht.
- Në fund, AgroWeb.org u sugjeron që të shtoni arrat e thërrmuara dhe vijoni t’i përzjeni duke ulur edhe më tej nivelin e nxehtësisë.
- Vijojmë të përzjejmë deri në momentin që masa nis të shkëputet nga anët e tenxheres.
- Në këtë koment e heqim nga zjarri dhe e vendosim në një tepsi apo të tavë të spërkatur më parë me miell të situr nga të gjitha anët.
- E lëmë të ftohet dhe të pushojë dhe ditën e nesërme e presim në kubikë të vegjël apo forma të tjera sipas preferencës.
- Në fund e spërkasim pak sheqer pluhur. E servirim si gosti ndaj miqve apo për të ëmbëlsuar veten dhe të dashurit në familje.
Burimi: Agroweb