Rigoni: vlerat shendetesore, perzgjedhja dhe ruajtja

Rigoni e ka origjinen në Europe, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës. Shqipëria është një vend me fat që ka këtë bimë gjate gjithe vitit, si në veri ashtu edhe në jug.

Rigoni me shume vlera

Rigoni është një burim i pasur me fibra, që largon nga zorrët kripërat dhe toksinat që shkaktojnë kancer dhe i nxjerr ato nga trupi. Një lëvizje e tillë e shtyn trupin të shpërbëjë kolesterolin dhe të prodhojë më shumë kripëra biliare. Gjithashtu, rigoni është një burim i pasur i Vitaminës K, manganit, hekurit dhe kalciumit.

Fuqi te larta antioksiduese

Rigoni ka 42 herë më shumë fuqi antioksiduese se mollët. Sipas një studimi, subjekt i të cilit ishte edhe kopra, trumza, rozmarina dhe mentja, rezultoi që rigoni përmbante nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër. Sipas studimit, fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalonin atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës.

Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

Sipas studimit, acidi i rozmarinës është një prej përbërësve më të fuqishëm të rigonit që shërben edhe si antioksidant i fuqishëm. Ky acid gjendet edhe tek rozmarina, por është ndjeshëm më aktiv tek rigoni.

Fuqi antibakteriale

Vajrat që gjenden në këtë erëz parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Sipas të dhënave, dy prej përbërësve kryesorë të vajit eterik tek rigoni, thymol dhe karvakrol janë në një nivel më të lartë në rigonin e jugut te Shqiperise.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Nëse është e mundur, zgjidhni rigon të freskët dhe jo erëzën e thatë. Rigoni i freskët ka një shije më superiore sesa ai i thatë. Gjethet e rigonit të freskët janë në një ngjyrë të gjelbër të ndezur me bishta të fortë. Gjethet duhet të jenë të lëmuara pa njolla të errëta apo të verdha.

Kur të blini erëza të thata, sigurohuni që janë bimë organike.

Rigoni i thatë duhet të mbahet në një enë prej xhami në një vend të errët dhe të thatë. Në këtë mënyrë ka një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh.

femra-moderne.com