Rita Ora: Madonna me kerkoi te gjunjezohem para saj

Teksa ka qenë e pranishme në “Glamour Beauty Festival”, Rita Ora ka kujtuar herën e parë të takimit me idhullin e saj dhe kërkesën e çuditshme që ajo kishte. 

Në takimin e tyre para 3 vitesh, Maddona i kishte kërkuar 25 vjeçares të gjunjëzohej përpara saj. “Kam qenë njëherë e pranishme në një event bamirësie dhe takova idhullin tim Madonna. Po prisja për të dhe dridhesha e tëra. Motra më tha- A je mirë? Dukesh si e çmendur. Dhe me të vërtetë ashtu dukesha. Pas pak erdhi ajo, iu afrova dhe i thashë: Çkemi! Është kënaqësi të të takoj ty dhe ajo më tha: Ka shumë ndriçim këtu, a mund të ulesh në gjunjë? Kështu që u ula dhe nisëm të bisedonim ndërkohë që unë qëndroja në atë pozicion” – u shpreh këngëtarja. “Por, ajo është Madonna dhe mund të kërkojë çfarë të dojë”– tha më tej Rita Ora.

rita2Sigurisht qe takimi i pare nuk e ka penguar marrëdhënien mes te dyjave, perkundrazi. KA mundesi qe kjo bindje ta kete ndihmuar Riten ne karrieren e saj te mevonshme. Pasi Madonna e zgjodhi këngëtaren e “I Will Never Let You Down” të ishte imazhi i koleksionit të saj te veshjeve Material Girl në 2014. Ora gjithashtu bëri një dalje në turneun Rebel Heart te Madonna-s në Berlin vitin e kaluar, i cili përfundon në Australi këtë muaj.

femra-moderne.com