Role me laker te kuqe, te mbushura me kungull, laker turshi dhe quinoa

Ndoshta nuk jeni mesuar me receta ne dukje kaq te komplikuara, por ne te vertete eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur. Per me teper qe perberesit jane te stines, gje qe e ben receten te shendetshme, por edhe me kosto mesatare

Kungulli vazhdon te mbetet nje nga perimet me majen e listes se ketij muaji, prandaj po ju propozojme nje recete te vecante dhe disi ndryshe. Mund te zgjidhni cilindo varietet te kungullit vjeshtak, rezultati do jete i shijshem. Laker e kuqe, laker turshi dhe quinoa se bashku ofrojne nje doze te mire proteine, fibrash, vitamishan dhe mineralesh.

Koha e pergatitjes: 30 minutes

Gatimi: 55 minutes
Per: 8-10 role

Perberesit:

  • 1 filxhan uje
  • 1/2 luge gjelle plus 2 luge gjalle vaj ulliri, vec e vec
  • 1/2 filxhan quinoa (ne kete rast kemi perdorur varietetin me tre ngjyra)
  • 8 gjethe te medhaja lakre te kuqe
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher te madhe
  • 1 qepe e vogel e bardhe
  • 1 filxhan kungull, i qeruar dhe i grire
  • 1 filxhan laker e bardhe turshi (te shtrydhur nga lengu)
  • Kripe dhe piper i sapobluar
  • 1 veze
  • 1 luge gjelle me therrime buke
  • 1 filxhan leng perimesh
  • 1/4 filxhan fara kungulli te qeruara, plus edhe per dekor

Menyra e gatimit:

  • Vendosni ujin te zieje. Shtoni 1/2 luge gjelle vaj ullirit dhe quinoan. Mbulojeni pak dhe lereni te gatuhet per 15 minuta.
  • Hiqeni nga zjerri, perziejeni me nje pirun dhe lereni menjane.
  • Ne nje tenxhere tjeter me uje zieni gjethet e lakres se kuqe. Zhytini ato në ujë të valuar për 1 minutë, pastaj menjëherë transferoni gjethet në një tas me ujë të ftohtë. Lerini menjane.
  • Qeroni dhe grini hudhren.
  • Qeroni dhe prisni imet qepen.
  • Ne nje tigan nxehni vajin e mbetur te ullirit. Shtoni hudhren dhe perziejeni.
  • Pasi hudhra te leshoje aromen, shtoni qepen dhe vazhdoni perzierjen.
  • Gatuajini derisa qepet te zbuten.
  • Shtoni kungullin, vazhdoni t’i perzieni e t’i gatuani derisa kungulli te zbutet (rreth 20 minuta).
  • prisni imet lakren turshi dhe shtojani perzierjes ne tigan.
  • Vazhdoni t’i perzieni dhe gatuani edhe per 5 minuta. Shtoni kripe e piper.
  • Hiqeni nga zjarri, lereni te ftohet.
  • Shtoni vezen, therrimet e bukes, farat e kungullit tek quinoa. Perziejini mire.
  • Bashkojini me lakren dhe kungullin.
  • Parangrohni furren ne 180 grade C. Yndyrosni nje tave.
  • Shtoni gjethet e lakres se kuqe dhe ndani ne menyre te barabarte mbushjen ne mes te seciles gjethe.
  • Rrotullojini gjethet dhe futni me kujdes anet nga brenda dhe shtrojini ne tave. Hidhini lengun e perimeve siper.
  • Piqini ne furre per 15 minuta. Nxirrini nga furra dhe lerini te ftohen per 5 minuta para se t’i sherbeni ne pjatance.
  • Dekorojini me fara kungulli dhe sherbejini.

Receta dhe fotot: http://diaryofamadhausfrau.com

femra-moderne.com