Roli i kaliumit ne mirembajtjen e shendetin

Roli i kaliumit ne mirembajtjen e shendetin eshte shume i rendesishem. Është një nga mineralet kryesore të gjakut të quajtura “elektrolite” (të tjerët janë natriumi dhe kloridi), që do të thotë se mbart një ngarkesë të vogël elektrike (potenciale).

Kaliumi luan një rol themelor në forcimin e muskujve, funksionimin e nervave dhe shëndetin e zemrës. Dhe nëse nuk merrni sasinë e nevojshme ditore (pra, më pak se rreth 4,700 mg në ditë), ju keni defiçencë, lodhje, ngërçe muskulore, çrregullime të shëndetit të zemrës, marrje mendsh, etj.

Pse kemi nevojë për kalium?

  • Kaliumi ka rëndësi të veçantë në proceset trupore, si që janë funksionet e nervave dhe muskujve dhe mirëmbajtjen e baraspeshës së lëngjeve.
  • Së bashku me natriumin, ajo rregullon bilancin e ujit dhe aciditetin në gjak dhe inde.
  • Nëse vuani nga presioni i lartë e gjakut ose nëse keni problem me zemrën, marrja e kaliumit është shumë e rëndësishme. Ekzistojnë fakte që kaliumi e ul presionin e gjakut dhe ul rrezikun e paraqitjes së aritmisë.
  • Kaliumi nuk i parandalon semundjet e zemres, por ai ndihmon zemren tuaj ne shume menyra: duke permiresuar presionin e gjakut, duke ulur kolesterolin, duke rregulluar rrahjet e zemres, etj.
  • Prania e mjaftueshme e kaliumit në trup e zvogëlon sasinë e kalciumit që humbet nëpërmjet urinimit.
  • Mbron eshtrat nga osteoporoza dhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e gurit në veshkë.
  • Edhe pse kaliumi nuk është në mënyrë direkte i lidhur me kolesterolin, konsumimi i ushqimit të pasur me kalium mund të sjellë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në trup.

Ja cilat jane burimet me te mira te kaliumit:

kalium

 

femra-moderne.com