Të ruash format kur është ftohtë mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur.
Gjatë muajve të dimrit shumica e njerëzve edhe pse janë të motivuar për të bërë ushtrime fizike, tentojnë të qëndrojnë ngrohtë ne shtepi. Por, është shumë e rëndësishme që të qëndroni aktiv gjatë gjithë stinëve të vitit si, vjeshta, dimri, pranvera, vera, për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, më e rëndësishmja të jetoni të lirë.
Te ushtrohesh rregullisht
Ushtrimet e rregullta ndihmojnë ne menaxhimin e problemeve të shendetit si: sëmundjet kardiovaskulare, goditje, diabet tip 2, depresioni, sindroma metabolike, presionin e lartë të gjakut, disa lloje të kancerit, kolesterolit të lartë, artrit etj.
Po kështu, mbani nën kontroll peshën tuaj.
Kush duhet te kete kujdes
Ndërsa aktiviteti i rregullt fizik është kritik tek njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore të tilla si, astma apo problemet e zemrës. Keshillohet qe keta persona të kontrollohen tek mjekët në mënyre që perpara ushtrimeve të mund të shmangin problematika qe mund te vijne ne zemer nga aktiviteti fizik.
Me poshtë gjenden disa nga mënyrat që ju ndihmojne me problemet shendetesore qe keni.
- Vëreni shenja ngrirjeje ne trup (gishtërinj etj) drejtohuni tek mjeku.
- Vishni rroba të ngrohta.
- Shmangni aktivitetet në natyrë në të ftohtin ekstrem.
- Pini ujë dhe cajra (shpesh).
- Kontrolloni motin.