Kur shkoni ne palester, nuk duhet te harroni disa rregulla te thjeshta, por shume te rendesishme
Fitness-i ka disa rregulla te cilat duhen ndjekur, por shpesh edhe me vetëdije nuk ndiqen, gje qe perben nje gabim që mund të kenë pasoja të pakëndshme për muskujt dhe jo vetem. Ja pra cfare nuk duhet te harroni te beni cdo here qe shkoni ne palester
Eshte vertetuar se me ardhjen e pranveres shumices se njerezve u lind deshira per dobesim dhe tonifikim. Edhe regjistrimet neper palestra shtohen me kete rast.
Nisur nga deshira urgjente per te qene ne forme menjehere, disa i futen menjehere vrapit, veglave, bicikletes, nderkohe qe harrojne se edhe stervitja ka hapat dhe rregullat e veta qe nuk duhen shkelur.
Bëni nxemjen!
Është ndoshta gabimi më i madh që bëhet në palestër. Kur arrini vonë, vetëm ndërroheni në shpejtësi dhe menjëherë ju futeni veglave, duke mos e përgatitur trupin për lodhjen që e pret. Është mese e nevojshme të bëhen të paktën disa minuta nxehje, e cila përgatit muskujt që mos të kenë tërheqje. Ekspertët këshillojnë të ecim apo të vrapojmë në tapetën rrotullues për 8-10 minuta, të kërcejmë 5-10 minuta me litar, ose te bejme bicikletë për 10-12 minuta. Dhe kur te filloni të nxeheni e te djersiteni, do të thotë se jeni gati per te nisur stervitjen.
Bëni stretching
Pas ushtrimeve në palestër, muskujt mbushen me acid laktik, i cili shkakton dhimbje barku dhe është toksik për qelizat. Do të ishte e rëndësishme që të bëni gjithmonë stretching – ushtrime shume te mira per terheqjen dhe zgjatjen e muskujve te te gjithe trupit. Një tjetër alternative, është te bëni një dush të nxehtë, gjatë së cilit mund t’i bëni nje masazh te mire muskujve, duke i ndihmuar kështu ata që të qetesohen, pas mundimit të tyre gjatë ushtrimeve.
Mbani lëvizjet nën kontroll
Fakti qe shkoni ne palester dhe sterviteni, kjo nuk do të thotë se do të jeni në formë dhe tanime jeni bere mjeshtra. Nevojitet gjithmonë të jemi të kujdesshëm për ushtrimet që bëjmë dhe se si i bëjmë. Mbi te gjitha në rastet kur trajneri juaj nuk gjendet afër. Lëvizjet duhen kontrolluar gjithmonë, sepse duke gabuar, ekziston rreziku për te pësuar ndonjë lëndim. Qendroni para pasqyrave për ta kontrolluar saktësinë e ushtrimit. Vendimtare janë pozicionet e shpatullave dhe shpinës, lëvizjet duhen të jenë simetrike, për t’i shmangur mbingarkesat e mesit apo të qafës, zonat që janë më të theksuara gjatë ushtrimeve.
Të besh palestër nuk është vetëm zbavitje.
Ka argëtim, dakord, por duhet edhe një sakrificë fizike, e cila duhet të bëhet gjithmonë me korrektësinë më maksimale të mundshme, për t’i shmangur lëndimet, tërheqjet muskulare apo çfarëdo që mund të ndodhi duke u marre me aktivitet fizik.
Mos bëni ushtrime identike
Ka edhe nga ata që shkojnë në palestër sa për të mos qëndruar në shtëpi dhe kur jane aty bëjnë gjithmone te njëjtat ushtrime. Kështu i humbasin te gjitha benefitet që ofrojnë ushtrimet e ndryshme. Kësisoj mërziten sepse nuk shohin përparimin. Por, palestra kërkon lëvizje, dinamike, duke kërkuar gjithnjë diçka të re, për ta bere me terheqese dhe jo monotone. Ekspertët këshillojnë të varioni me ushtrime, në mënyrën dhe kohën e duhur, për të bërë që koha e kaluar mes peshave dhe makinave të mos bëhet një rutinë.
Kujdes intensitetin e lartë te ushtrimeve
Shpesh dhe me dëshirë, shume nga ne fillojne ta shtojne intensitetin e ushtrimeve, duke u perpjekur per te arritur rezultatet e deshiruara sa më shpejt. Është një mënyrë që nuk të bën mirë, pasi rrezikon të probleme me muskujt. Ideale është që ushtrimet t’i bëni gradualisht, duke i dhënë mundësi trupit që të përshtatet me ato pesha. Nëse dëshironi ta bëni hapin e radhës me pesha, kërkoni këshilla nga ata që dinë më shumë se ju.