Rregullat per tu mbrojtur nga dielli

Dielli dhe stina e veres na ftojne te dalim jashte dhe te kalojme me shume kohe ne natyre.

Ndonese shpirterisht na ben mire te qendrojme ne diell, lekures tone mund t’i sjelli probleme. Më shumë se 90% e rasteve te kancerit të lëkurës janë shkaktuar nga ekspozimi i diellit. Prandaj eshte mire te merrni masa parandaluese ndaj rrezeve te diellit.

Vendoseni perdite kremin mbrojtes, minimumi 15 minuta para se te dilni nga shtepia. Ideal eshte filtri mbrojtes SPF 30 dhe ne etikete duhet te shkruaje “broad spectrum” qe do te thote mbrojtje si nga rrezet UVA dhe nga ato UVB.

Rivendoseni kremin cdo dy ore, madje dhe me shpesh nqs jeni ende nen diell apo po djersini.

Mbani syze dielli me mbrojtje UVA. Mbani kapele strehegjera e me brima dhe T-shirt pambuku kur jeni ne diell.

Shmangni qendrimin ne diell nga ora 10 deri ne 16. Ky eshte orari kur rrezet e diellit jane me te forta dhe e demtojne lekuren shume shpejt. Nderkohe qe dielli i mengjesit dhe i pasdites eshte me i miri gjate stines se veres.

Zgjidhni produkte kozmetike dhe lente sysh (syze) qe ofrojne mbrojtje UVA. Lexoni edhe Si t’i mbrojme syte nga dielli: te gjitha keshillat

Beni kontrolle te vazhdueshme te lekures para pasqyres per te pare nese keni rritje nishanesh apo ndryshime ne lekure.

Lexoni edhe: Si te beni vete-kontroll te lekures dhe nishaneve per melanoma (kancerin e rrezikshem te lekures)

Si te mbroni femijet nga rrezet e diellit? Lexoni ketu

Nqs jeni prind merrni te njejtat masa per femijen tuaj. Ndersa femijet nen 6 muajsh nuk duhet kurre te jene nen ekspozim te drejtperdrejt nga rrezet e diellit, gjithashtu duhet te jene te veshur me veshje pambuku, te jene lyer me krem mbrojtes dhe te kene kapele.

femra-moderne.com