Rreziku i lodrave te pakontrolluara: keshilla per prinderit
Më 1925, Konferenca Botërore për mirëqënien e Fëmijëve e zhvilluar në Gjenevë, Zvicër, shpalli 1 Qershorin si dita ndërkombëtare e fëmijëve.
Kjo ditë u zgjodh më pas nga shumë shtete si Dita e Fëmijëve. Një ditë jo vetëm për të festuar fëmijët, por edhe për t`u ndërgjegjësuar për rëndësinë e mirëqënies se tyre në shumë dimensione.
Lodrat janë një ndër elementët më të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëritjen e fëmijëve.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e mbështetur nga projekti “Harmonisation of Economic and Trade Legislation with EU acquis“, sot organizuan një fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë e lodrave. Tek parku Rinia dhe Galeria e Arteve janë ngritur tendat për të informuar qytetarët mbi rrezikshmërinë e lodrave të pakontrolluara.
Por nderkohe mund te shikoni videon e meposhtme:
https://www.facebook.com/212196619134341/videos/462204937466840/