Ruani bishtat dhe berthamat e qershive. Ja pse…

Qershite jane nje ushqim qe nuk i shkon dem asnje pjese: bishtat, nese i thani ne diell, jane nje caj i mrekullueshem me aftesi drenazhuese dhe depurative. Po farat? Ja vlen t’i ruani dhe te beni me to nje “jastek” terapeutik.

Ne fakt farat e qershive jane boshe brenda tyre, gje qe ben te mundur magazinimin e te ngrohtit dhe te ftohtit – dhe e leshojne nxehtesine ose te ftohtin shume ngadale. Prandaj, nese ju i mbidhni farat e qershive, mund te beni nje jastek te vogel te mbushur me to, te cilin mund ta shfrytezoni per te kuruar dhimbjet artikulare, cervikale (duke i nxehur) dhe dhimbjet e barkut, dhembeve etj. (duke e ftohur).

Kujdes. Mos i gelltisni farat e qershive, nuk jane te mira per shendetin, pasi permbajne acid cianhidrik, nje lloj helmi qe ndalon transportin e oksigjenit ne gjak.

Si te beni jastekun terapeutik me fara qershie

Mbase nuk e dini, por aktualisht ne treg mund te gjenden jasteke te tille. Megjithate, pse ta bleni, kur mund ta beni vete? Eshte shume thjeshte. Mjafton te mblidhni 500 g fara qershish, t’i lani mire e mire ne uje te rrjedhshem. Thajini ne furre (ose tharese) per nje ore ne menyre qe te humbasin gjithe lageshtine. Tani perdorini per te mbushur nje kellef te vogel jasteku, duke i dhene formen qe deshironi.

Nese ju duhet e ftohte, futeni jastekun ne frigorifer per te pakten 30 minuta para se ta perdorni. Nese ju duhet i ngrohte, futeni ne furre per 15 minuta ne 60° ose per pak minuta ne mikrovale. Vendoseni ne zonen ku keni dhembje dhe shijoni te mirat e ketij jasteku terapeutik. Do t’ju shperblehet mundi qe keni hequr duke i mbledhur!!!

Mos harroni ta shperndani kete artikull, nese mendoni se eshte interesant dhe miqte tuaj mund ta pelqejne.

Start typing and press Enter to search