Rupofobia, mania e pastërtisë ne shtepi, persekuton 1 ne çdo 4 femra

Nje ne katër femra, por mesa duket edhe disa burra, vuajne nga një fobi e quajtur “rupofobia”, e cila presupozon akthin dhe friken e vazhdueshme qe u shkakton parregullsia ne nje shtëpi apo papastertia e saj.

Një fakt i tille pohohet ne një studim, sipas te cilit ne koken e tyre krijohet nje cikel negativ, i cili i shoqeron me një frike te vazhdueshme ngaqe jetojnë ne pisllëk dhe ne kontakt me bakteriet. Pikerisht për kete, ato jane te fiksuar pas larjes se duarve apo veprimeve te vazhdueshme per te regulluar mjedisin ku jetojnė, edhe nese ai eshte i rregullt.

Studiuesit pohojnë se kjo prirje mund te kategorizohet ne problemet psikosomatike dhe arsyet mund te ndryshojne dhe variojnë nga seksualiteti ne atë te marrëdhenieve nderpersonale, por edhe te marredhenieve me veten. Por ajo gjithashtu mund te jetë edhe nje shenjë e një sensi zhgenjimi qe keta persona provojnë duke mos e patur ne dore rolin e tyre drejtues ne familje.

Me pak fjale, nese e gjeni veten shume shpesh duke lare duart, shtepine apo duke iu bertitur personave te afert kot per remujen qe shkaktojne, atehere ndoshta ia vlen te ndaloni per nje moment e te mendoni nese e gjithe kjo nuk eshte e tepert dhe mbi te gjitha, e nevojshme.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search