Sa kalori duhet te marrim per te humbur peshe?

Siç e dini mire, për të humbur në peshë duhet të reduktoni kaloritë, por sa kalori duhet të eliminoni?

Në rast se eliminoni shumë kalori, ju do të ndjeni uri dhe kjo do të bëjë që trupi juaj të reagojë dhe nuk do të lejojë humbjen e asnjë kilogrami. Kështu që çelësi është të arrini të gjeni një numër të caktuar kalorish që do të lejojë trupin tuaj të humbasë peshë dhe gjithashtu do bëjë të mundur që trupi juaj të ushqehet në mënyrë të përshtatshme.

Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh janë ushtrimet. Ushtrimet do të reduktojnë një pjesë të kalorive që mund të merrni në një ditë. Për shumë njerëz është më e lehtë të arrijnë peshën e dëshiruar nëpërmjet ushtrimeve. Me anë të ushtrimeve mund të arrihet ai deficit kalorish që ju duhen për të arritur qellimin tuaj. Por shumë njerëzve do t’u duhet një kombinim i ushtrimeve me reduktimin e kalorive.

Një reduktim ekstrem i sasisë së kalorive (më pak se 800 deri në 1000) mund të bëjë që trupi të mbrohet duke përdorur  të gjitha burimet e veta ushqimore që ka. 1200 deri në 1500 është mëse e kuptueshme sa për të filluar, dhe në rast se keni shumë kilogramë për të humbur deri në 1800 maksimumi. Ju duhet të reduktoni gradualisht kaloritë ndërkohë që po dobësoheni, në mënyrë që të vazhdojë rënia.

Ju duhet të caktoni dhe një sasi kalorish në mënyrë që të mbani një peshë për gjithmonë.

Për të humbur një kilogramë në javë duhet të reduktoni 500 kalori ne ditë. Për të humbur nje kilogramë e gjysmë në javë duhet të reduktoni 750 kalori ne ditë dhe për të humbur dy kilogramë duhet të reduktoni 1000 kalori në ditë. Kjo humbje në peshë do të jetë e mundur vetëm në rast se do të bëhet reduktimi i ushqimit, rritja e ushtrimeve ose kombinimi i të dyjave. Pra humbja në peshë është thjesht një lojë numrash.

Në rast se do të doni të reduktoni 500 kalori, ju do të jeni pjesë e atij grupi me 800 deri në 1000 kalori minimumi.

Ju do të reduktoni kaloritë e marra deri në 20%. Kjo është mënyra më e shëndetshme për të humbur në peshë, sepse bëhet në mënyrë të ngadaltë. Në rast se doni të humbni shumë në peshë metoda e 20% do të ishte ideale. Në rast se ju duhet të humbni shumë kilogramë, mirë është të filloni me 4 kilogramë në muaj, të paktën për tre muajt e parë.

Në qoftë se do të mbani llogaritë e kalorive që do merrni në ditë, do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të zgjuar dhe do të bëni rregullisht ushtrime kjo do t‘ju ndihmojë të jetoni me një trup të hollë, të shëndetshëm dhe energjik.

femra-moderne.com