Sa kohë duhet të kalojnë prindërit me fëmijët?

Aftesite e zhvillimit tek fëmijët varet nga koha qe prinderit kalojne me to, mbi te gjitha te kohes se nenes

Një studim i ri nga Universiteti i Essex dhe Universiteti Collage Londër ka treguar se aftësitë konjitive dhe sociale të fëmijëve përmirësohen ndjeshëm nëse fëmija kalon më shumë kohë me nënën gjatë periudhës 3-7 vjeçare. Studimi po ashtu gjeti se fëmijët e parë përfitojnë më shumë kohë me nënat sesa fëmijët e tjerë.

Studimi eshte i pari ne llojin e tij, i cili ekzaminon direkt marredhenien midis kohes qe nenat kalojne me femijet e tyre dhe aftesite qe femijet do te zhvillojne nga kjo marredhenie.

Ky studim analizoi të dhëna nga 8000 fëmijë dhe nga nënat e tyre. “Rezultatet tona tregojnë se koha që nëna kalon me fëmijën ka një ndikm të ndjeshëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës” – tha bashkëautori i studimit, profesor Marco Francesconi. Studiuesit po ashtu gjetën se niveli i edukimit të nënës kishte po ashtu një ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Kaha e kaluar duke u marre me aktivitete edukative sic jane leximi, midis moshes 3 dhe 5 vjecare, me nje nene e cila ka te pakten nje edukim mesatar, ben te mundur nje rritje verbale te aftesive tek femijet ne moshen shtate vjecare. Autoret e studimit kane arritur ne perfundimin qe kjo eshte nje arritje me e larte se tek ata femije, nena e te cileve eshte me pak e arsimuar se mesatarja.

Per te lexuar artikullin e plote, mund te klikoni ketu.

femra-moderne.com