Sa ndikojnë dieta dhe stërvitja në uljen e rrezikut nga kanceri?

Sa ndikojnë zakonet e përditshme, dieta dhe stërvitja në uljen e rrezikut nga kancerit? Shumë më tepër se sa mund të mendoni.

Kanceri është një grup kompleks i sëmundjeve, shkaktarët e të cilit janë të shumtë. Shkaqet e njohura të kancerit përfshijnë gjenetikën, mënyra e jetesës si përdorimi i duhanit, dieta dhe aktiviteti fizik, infeksione të caktuara, ekspozimet mjedisore ndaj kimikateve të ndryshme, rrezatimit dhe shumë të tjerë.

Hulumtimet kanë treguar se dieta e varfër dhe jo aktive janë 2 faktorë kryesorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit te një person.

Përveç heqjes dorë nga duhani, disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për të zvogëluar  rrezikun e kancerit përfshijnë: mbajtjen e një peshe të shëndetshme, aktivitet fizik, zgjedhjen e ushqimive të shëndetshëm me fokus në ushqimet me bazë bimore.

Sipas Fondit të Kërkimit Botëror për kancerin, pothuajse 20% e të gjitha llojeve të diagnostikuar të kancerit në Amerikë lidhen me pasivitet fizik, yndyrnat trupore, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqim i varfër.

femra-moderne.com