Sa ngjan selfie yt me ty?

Selfie eshte trendy për botën virtuale, por qe shpeshherë rezulton paksa e pabesë. Kjo është arsyeja se përse studentët në universitetin e “Princeton” shpikën një software për të korrigjuar foton në vetëm tri klikime.

Çdo ditë anembanë botës edhe në Shqipëri bëhen me miliona selfie, ndoshta qindra miliona prej tyre, zakonisht me një smartfon, i cili qëndron larg nesh sa hapja e krahut.

Vështirë që të ketë një person i cili nuk ka bërë një selfie dhe kur e ka parë në ekran është zhgënjyer nga imazhi aty. Dhe kjo ndodh sepse smartfoni juaj mbahet në një distancë shumë të afërt. Sado të përparuar që të jenë aplikacionet e fotografisë, afrimi ka për tendencë që ta bëjë hundën më të gjerë, veshët më të vegjël dhe ballin më të gjerë.

Selfie perfekt

Duke nisur nga një tundim i teknikave të reja të përpunimit të imazheve dixhitale, kërkuesit e universitetit të “Princeton”, zhvilluan një metodë të thjeshtë dhe me një efekt të madh për të kompensuar defektet e zakonshme të një selfie. Bëhet fjalë për një përpunim dinamik (e gati i gjithi automatik) i imazhit të fytyrës nëpërmjet rregullimeve të vogla të bazuara në modelet e përpunimit 3D të fytyrës dhe të kokës. Rezultati është i ngjashëm me atë që do të arrihej, nëse fotografia do të shkrepej nga një distancë disi më e madhe dhe nga një kënd i ndryshëm.

“Evolucioni na ka bërë që ne të jemi shumë të ndjeshëm ndaj sinjaleve shprehëse dhe defekteve apo edhe diferenca të vogla krahasuar me ato që njohim, e kjo bie direkt në sy”, pohoi Adam Finkelstein, një prej kërkuesve. “Me metodën tonë modifikimet janë mjaft realiste. Ne të parët u befasuam nga besnikëria e rezultatit të arritur duke u nisur nga një imazh i vetëm”.

Metoda ende nuk është një aplikacion për smartpfonët.