Saimir Pirgu vlerësohet në SHBA si liriku më i madh botëror

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, pas suksesit të radhës me albumin e tij IL MIO Canto nëpër botë, është rikthyer në SHBA për të perfomuar pjesë të këtij albumi me pianisten Lucy Arner.

Qendra e Arteve Kaufman, ku Pirgu korri suksesin e radhës i ka bërë një prezantim prestigjioz tenorit shqiptar. “Samiri Pirgu një nga interpretuesit më të rëndësishëm në botë të roleve lirike shfaqet me zërin e tij origjinal me prekje mëndafshore, siç është cilësuar nga New York Times”, shkruhet në lajmërimin e koncertit, ku ndër të tjera theksohet se “Ai jep vetëm për një natë në Sallën e Koncerteve Merkin koncertin recital me pjesë nga albumi i tij i ri “IL MIO canto”.

https://recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page/tenori-shqiptar-saimir-pirgu-fillon-turneun-boteror/

Saimir Pirgu i zbuluar nga Claudio Abbado dhe i mbështetur nga tenori legjendar Luciano Pavarotti, vazhdon të fitojë admirim në të gjitha fazat e koncerteve që ka dhënë në të gjithë botën, dhe gjithmonë pritet me entuziazëm nga audienca dhe kritikët. Prirja e tij e veçantë për rolet Verdiane dhe stili unik që ai sjell në repertorin e plotë të bel kantos si dhe koncertet e njëpasnjëshme i kanë dhënë Pirgut një profil të madh, si këngëtari më i madh në botë i lirikës ndërkombëtare.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search