Salca e domates, një ilaç për shëndetin

Salca e domates eshtë një kombinim ideal i shijes dhe shëndetit.

Salca e domates është “kurorëzuar” princeshë e një diete ushqimore të shëndetshme nga një kërkim spanjoll i publikuar në revistën “Food Chemistry”.
Përveçse është e shijshme, ajo rezulton plot me përbërës të shëndetshëm: 40 lloje të ndryshme polifenoli të cilët ndihmojnë në uljen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe një numër i lartë karotenoidesh mbrojtës kundër tumoreve.
Të dhënat vijnë nga një studim i Universitetit të Barcelonës për të cilin studiuesit kanë analizuar me vëmendje 10 lloje salcash në shitje në dyqanet ushqimore. Është parë se të gjitha salcat e studiuara me ndryshime të vogla, kanë sasi të mëdha polifenoli dhe karotenoide. Këta përbërës, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishëm dhe konsumi i tyre lidhet me uljen e tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Salca e studiuar nga spanjollët ka në përbërje të saj qepë, hudhra, vaj dhe domate. Edhe salca e bërë në shtëpi ka të njëjtat të mira, sipas studiuesve. Në fakt, sipas tyre, asnjëri prej këtyre përbërësve nëse përdoret i vetëm nuk ka të njëjtin efekt. Është përzierja e tyre që sjell rezultate pozitive.

Si ta pergatisni salcen

Ju duhen:

  • 800 g domate
  • 40 g vaj ulliri
  • 4 thelpi hudher
  • 100 g qepe
  • 10 gjethe porzilok
  • pak spec djeges

Fusni domatet ne uje te valuar per 15 sekonda, ftohini ne uje te rrjedhshem dhe qerojini nga lekura. Pritini ne kubike ne nje tas, pa ja humbur lengun qe kane brenda.

Grini qepen dhe skuqeni ne vaj ulliri per 5 minuta ne zjarr te ulet dhe mbuluar me kapak. Shtoni hudhrat e grira dhe specin dhe kaurdisini per 10 sekonda. Bashkoni domatet e grira. Mbulojeni dhe lereni te zieje ne zjarr te ulet per 1 ore e gjysme, duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund shtoni borzilokun.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search