Salca me hudhra dhe arra është e lehtë, aromatike, kremoze, e shëndetshme dhe pa gluten.
Arra dhe hudhra janë të pasura me vlera shëndetësore, këta dy përbërës i japin shije fantastike çdo recete gatimi. Të kombinuara bashkë në një salcë të lehtë kremoze me plot vlera ushqyese, arrat dhe hudhrat shndërrohen jo vetëm në një pjatë mrekullueshme që kënaq shijen por edhe në një shoqëruese fantastike të shumë gatimeve të tjera, të mishit, peshkut, perimeve apo makaronave.
Si ta përgatisni salcën krem me arra
Përbërësit
- 1 filxhan me thelpinj hudhre të qëruar
- 1 lugë çaji me kripë
- 4 gota me vaj ulliri
- 4 lugë gjelle me lëng limoni (një limon)
- Çerek filxhani me arra të grira
Udhëzimet
1. Hidhini hudhrat, arrat dhe kripën në një mikser. Përziejini deri sa të formohet një pure e butë dhe kremoze. Përziejeni purenë në mikser mirë deri sa mos të ketë ngelur asnjë copë arre apo hudhre.
2. Më pas, ndërkohë që mikseri është në punë, hidhni nga pak gjysëm gote me vaj. Hedhja e vajit duhet të jetë e njëtrajtshme dhe e ngadaltë. Më pas hidhni një lugë çaji me lëng limoni.
3. Hidhni sërish gjysëm gote vaji dhe lugë çaji me lëng limoni deri sa të gjithë përbërësit të jenë futur në mikser.
Alternimi mes vajit dhe lëngut të limonit duhet të jetë i vazhdueshëm që të garantojë shpërbërjen dhe ndërlidhjen e plotë të të gjithë përbërësve duke krijuar kështu salcën e lehtë dhe kremoze të hudhrës.
4. Salca konsiderohet e bërë kur është e bardhë në ngjyrë dhe e trashë si majoneza. Procesi zgjat 10-15 minuta.
Shënime
Nëse salca prishet gjatë përzierjes në mikser, atëherë mos shtoni më shumë vaj dhe lëng ulliri. Më mirë vazhdoni me miksimin deri sa salca të lidhet sërish.
Salcën mund ta ruani në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer për një muaj.
Burimi: AgroWeb.org