Sallate frutash me hurma

Kjo sallate frutash me hurma eshte nje embelsire dimerore, jo shume e embel, as e rende, as e shtrenjte dhe shume e shijshme.

Sallata me fruta mund te jete nje opsion embelsire per festat e fundvitit, por edhe cdo here qe te deshironi. Zakonisht tavolina e festave eshte pak e renduar me ushqime, prandaj si embelsire frutat jane zgjedhja me e pershtatshme. Pjesa me e vecante e kesaj recete eshte nxjerrja me luge e tulit te hurmes. Mjafton nje luge caji ose kafeje dhe puna eshte e kryer.

Mund te zgjidhni qe, te perdorni lekuren e hurmave te boshatisura nga tuli, si “tas” per te futur sallaten dhe per t’ja sherbyer gjithsecilit. Ne kete rast sigurohuni qe mos t’i gerryeni shume hurmat dhe mos t’i shkoni shume prane lekures qe te mos prishet shpejt.

Por sigurisht qe mund te perdorni pjata ose servise te vecanta per te sherbyer kete sallate frutash dimerore.

Koha e pergatitjes: 20 min

Perberesit per 6 persona:

  • 4 hurma
  • 1 shege
  • 1 dardhe
  • 3 kivi
  • 2 hurma Arabie

Menyra e pergatitjes:

  • Me nje thike te mprehte prisni pjesen e siperme te hurmave, aty ku ndodhen gjethet. Hiqni tulin me ndihmen e nje luge te vogel  ose nje luge ne forme rrumbullake qe perdoret per shalqinin (nese keni). Keshtu do krijoni topa te vegjesh hurmash.
  • Hapni shegen dhe ndani kokrrat ne nje tas me vete.
  • Tani qeroni dhe pritni ne kubike dardhen dhe kivit. Pritni ne copa te vogla edhe hurmat e Arabise.
  • Perzieni te gjithe frutat se bashku ne nje tas te madh dhe sherbejini ne lekurat e hurmave ose neper tasa te tjere te vegjel.
  • Mund ta ruani sallaten ne frigorifer deri ne momentin kur duhet ta sherbeni. Por duhet te keni parasysh qe nuk reziston dot me shume se nje dite ne frigorifer.
http://asquirrelinthekitchen.com/

Ju pelqeu kjo recete? Nese po shperndajeni qe ta mesojne edhe miqte tuaj!

femra-moderne.com