Nje sallate super e shijshme, e cila do shume pak kohe qe te pergatitet.
Nese i pelqeni recetat e vecanta, ju sugjerojme ta provoni. Eshte nje pjate e pare e mrekullueshme. Karkalecat kane shume vlera ushqyese te nevojshme per trupin e njeriut. Karbohidrate, acide yndyrore, proteina, vitamine A dhe D. Ata gjithashtu permbajne disa minerale: kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, natrium dhe zink. Ndersa avokadot janë te pasura me elementë të mirë për shëndetin. Përmbajne substanca proteinike, minerale (fosfor, kalcium, potas dhe magnez) dhe vitamina shumë të çmuara (mbi të gjitha vit. E, por edhe A, B, C dhe K).
- Racionet: 8
- Koha e pergatitjes: 10 min
- Koha e gatimit: 5 min
- Gati per: 15 min
- Veshtiresia: E lehte
- Kalorite: 180 per racion
Perberesit qe ju duhen
- 300g lakerishte (ose nje lloj sallate qe pelqeni me shume)
- 300g karkaleca deti te gatuara
- 2 avocado, te qeruar dhe te prere ne feta
- 150g bizele te vogla, te gatuara
Per salcen
- 2 luge mustarde kokerr
- 1 luge mjalte
- lengu dhe lekura e gjysme limoni
- 4 luge vaj ulliri
Pergatitja:
- Ndajini lakerishtet neper 8 pjata, me pas shtoni persiper perberesit e tjere.
- Perzieni se bashku te gjithe perberesit e salces.
- Hidheni salcen me ndihmen e nje luge persiper cdo pjate.
- Sherbejeni menjehere.